Futboll Seria A Sport

KONFIRMOHET GODITJA E MADHE E INTERIT NË MERKATO/ Marotta: Jemi në një fazë të avancuar bisedimesh

Ashraf Hakimi është me 99 për qind një futbollist i Interit. Zikaltrit dhe Reali i Madridit, që ka në pronësi kartonin e mbrojtës-mesfushorit të djathtë, i ka dhënë leje prej ditësh klubit italian që të punojë me futbollistin dhe tashmë akordi është arritur me 21- vjeçarin: kontratë 5-vjeçare prej 5 milionë eurosh në sezon, plus bonuse.hakimi inter

Ndërkohë, Reali i Madridit, i cili duket shumë i qetë mbi këtë valë bisedimesh që ka nisur në prapaskenë dhe ka dalë në mënyrë surprizë në sipërfaqe, ka pretendimet e veta, por në të njëjtën kohë do të pranojë çdo vendim të lojtarit. Gjithsesi, edhe dyshimet e vogla e të fundit që Reali mund të kishte, Interi i ka shuar të gjitha, duke konfirmuar ofertën prej 40 milionë eurosh, por duke shtuar edhe 5 milionë euro bonuse për 5 vitet në vazhdim, të cilat pritet të finalizojnë dhe të japin, pse jo, që sot, edhe zyrtarizimin e marrëveshjes Hakimi-Inter.

KONFIRMON MAROTA – Ashraf Hakimi është thuajse një futbollist i Interit dhe shumë hapur ka dalë edhe njeriu i merkatos zikaltër, administratori Xhuzepe Marota. “Objektivi i klubit dhe i familjes Zhang është që ai të vazhdojë me investimet serioze, në zonën sportive, duke mos munguar në asnjë ankand që mund të përbëjë një okazion, siç është Hakimi. Për lojtarin në fjalë jemi në një fazë të avancuar bisedimesh, por të shohim ç’do të ndodhë në ditët në vazhdim.marota

Drejtori sportiv Auzilio ka bërë një punë të shkëlqyer, ndaj jemi optimistë mbi mbylljen pozitive të kësaj tratative. Nesër (sot) do të jetë një ditë e rëndësishme, ndaj të shohim se si do ta zgjidhim këtë situatë. Presidenca na ka dhënë mundësinë që të hidheshim në sulm dhe ne e kapëm në ajër këtë mundësi. Sançez e Mozes? Duhet të flasim me klubet që kanë nën kontratë lojtarët, për zgjatjen e huazimeve. Ndërkohë, do të flasim edhe me Bajernin për Perisiçin”, tha Marota.

Related posts

PRAPASKENAT E BUJSHME TË MERKATOS SË PARTIZANIT/ “Demat e Kuq” në bisedime me 3 emra “big”

Delo.autor

YLLI I “DJAJVE TË LUQ”/ Angel Gomes: Veshët e mi u bllokuan nga zhurma e tifozëve, nuk po…

Delo.autor

“NUK DUHEN BËRË KËTO GABIME”/ Strakosha i pezmatuar: Shokët kishin nevojë për mua, por…

Delo.autor

Leave a Comment