Futboll Sport

“MACJA E ZEZË”/ Kukësit i kthehet makthi i Laçit, mundet dhe i “dorëzon” titullin Tiranës

Laçi vazhdon të jetë “macja e zezë” e skuadrës së Kukësit e cila shpeshherë në luftën për titull në këto vite  është dorëzuar pikërisht në këtë fushë. Skuadra e Shehit është mposhtur sot ndaj kurbinasve të Cungut me shifrat 2-0 dhe praktikisht i ka dhënë lamtumirën shpresave për të fituar titullin kampion.

Në një ndeshje shumë të hapur me raste nga të dy ekipet, diferencën e ka bërë agresiviteti i manovrës vendase që ka qenë më ngulmuese dhe ka shfrytëzuar rastet që ka krijuar. Lushkja në pjesën e parë dhe Selmani në të dytën mposhtën Xhikën dhe rritën shanset e skuadrës së tyre për Europën, por edhe shuan shanset e verilindorëve për të fituar titullin kampion.

Laçi-Kukësi 2-0

35′ Lushkja, 71′ Selmani

LAÇI: Stazhilla, Fangaj, Ignjatoviç, Selmani, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Xhixha, Teko (63′ Marku), Greca.

Trajner: Armando Cungu

KUKËSI: Xhika, Maliqi (80’ Çema), Teqja (75′ Kuper), Lulaj, Musta, Musolli, Limaj (52′ Gavazaj), Rroca, Et’hemi, Abazaj, Shkurtaj.

Trajner: Orges Shehi

KV: Greca, Maliqi, Lulaj, Et’hemi, Kuper, Çema

Gjyqtar: Kridens Meta

Related posts

Ndodh në Francë, shënohen dy gola të denjë për çmimin “Pushkash” në të njëjtën ndeshje (VIDEO)

Q.Autor

TRIUMFON ME PËRMBYSJE/ “Panenka” e Ramos i jep fitoren Spanjës në eliminatore

Delo.autor

MERR FUND DILEMA/ MILANI apo REALI? CONTE tregon të vërtetën, do drejtojë klubin e…

Isa.Autor

Leave a Comment