Futboll Seria A Sport

NAPOLI MERR KUPËN KUNDËR JUVES/ Hysaj fiton trofeun e parë në Itali

Napoli është fituesi i Kupës së Italisë, teksa ka mposhtur Juventusin, pas gjuajtjeve të penalltive, pasi 90 minutat u mbyllën me rrjeta të paprekura. Elseid Hysaj fiton kështu trofeun e tij të parë në karrierë.

Ndeshja nisi mirë për të dyja skuadrat që kishin disa mundësi shënimi, por nuk ia dolën. Në minutën e 24’, Insinje lëshon një predhë nga goditja e dënimit, por topi ndalet në shtyllë.

Pjesa e parë u mbyll me rrejta të paprekura, ndërsa e dyta nisi përsëri me raste të shumta, por asnjëra nga skuadrat nuk ia doli të shënojë të paktën një gol.

Në fundin e ndeshjes të besuarit e Gatuzos e kishin rastin për të shënuar, por përsëri u ndalën nga shtylla. Nga pika e bardhë e penalltive napolitanët u treguan më të saktë, duke e fituar ata Kupën e Italisë.

FT| Napoli-Juventus 0-0

Rez. Penalltive 4-2

KOMENTI LIVE:

Penalltitë:

Milik: Shënon

Ramsej: Shënon

Maksimoviç: Shënon

Bonuçi: Shënon

Politano: Shënon

Danilo: Gabon

Insinje: Shënon

Dibala: Gabon
Mbyllet koha e rregullt, skuadrat i drejtohen penalltive.
93′ Shpëton për mrekulli skuadra e Sarrit në fund, shtylla shpëton përsëri bardhezinjtë.

 

Related posts

Messi 100 gola me Barcelonën në Ligën e Kampionëve

Q.Autor

“ËSHTË PËRMIRËSUAR NDESHJE PAS NDESHJE”/ Mourinho i zgjat dorën Shaw: Ndoshta kam qenë shumë i ashpër…

Delo.autor

NJË SEZON PËR TU HARRUAR TEK INTER/ Icardi jashtë kombëtares për Kupën e Amerikës, ja lista

Delo.autor

Leave a Comment