Futboll Sport

STADIUMI ME TIFOZË/ Festa e titullit kthehet në ankth, infektohen 5 futbollistë me Koronavirus

Crvena Zvezda këtë fundjavë festoi fitimin e titullit të 3-të radhazi kampion në Serbi dhe të 5-in në 7 vitet e fundit.

Një titull i merituar që erdhi me 14 pikë avantazh ndaj ndjekëses më të afërt që ishte Partizani i Beogradit.

Por menjëherë pas festimeve të titullit, klubi nga Beogradi ka marrë një lajm tronditës.

Plot pesë futbollistë kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus. Ata janë Gobeljic, Petrovic, Jovancic, Konatar dhe Jovicic.

Katër të parët kanë shfaqur disa simptoma, ndërsa Jovicic, i vetmi që u aktivizua në ndeshjen e fundit të kampionatit që u luajt të shtunën, ka qenë asimptomatik.

Gjendja shëndetësore e lojtarëve është e mirë dhe të pestë kanë nisur karantinën.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Real Madrid-Brugge. Rezultati 0-2

Delo.autor

BARCELONA-GRANADA/ Koeman i beson treshes së sulmit Coutinho, Depay dhe Demir (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Tension i lartë te Milan-i, “fluturojnë” karriget…

Q.Autor

Leave a Comment