Futboll Sport

UEFA “ASISIT” RONALDOS/ Ndeshjet e kthimit të Champions League mund të luhen në Portugali

Mediat franceze sugjerojnë se ndeshjet e kthimit të Ligës së Kampionëve Juventus-Lion dhe Barcelona-Napoli mund të luhen në Portugali. Turneu i rëndësishëm Europian do të rifillojë në gusht pas ndalesës nga pandemia.

Këto janë ndeshjet e fundit të kthimit pasi sfidat e tjera do luhen me tek ndeshje. Organizatorët kanë menduar ta vazhdojnë edicionin e mbetur përgjysmë të Ligës së Kampionëve në Portugali pasi po mendojnë të lejojnë edhe një numër të reduktuar tifozësh pasi në Portugali ka pak raste të kovid-19. Sipas “RMC Sport” UEFA ka vendosur që ndeshjet e fundit të kthimit të Ligës së Kampionëve të luhen në Lisbon në datat 7 dhe 8 gusht.

Kjo përfshin ndeshjet Barcelona-Napoli, Juventus-Lion si dhe Mançester Siti-Real Madrid.

Related posts

VLLAZNIA-AEL LIMASSOL/ Latifi titullar për herë të parë tek “Verilindorët”. Ja formacioni i mundshëm…

Delo.autor

3 BLERJE TË MËDHA NË VERË/ Ja formacioni i Barcelonës për sezonin e ri (FOTO)

Delo.autor

Kampionati Holandez/ Ajaxi i jep leksion Vitesses, Huntelaar kap Koeman

Isa.Autor

Leave a Comment