Futboll Sport

VIJOJNË PUNIMET PËR STADIUMIN E RI TË KUKËSIT/ Presidenti Gjici: Impakt i rëndësishëm për krejt zonën (VIDEO)

Punimet për stadiumin e ri të Kukësit nuk janë ndërprerë edhe pse kanë ndodhur situata të vështira, siç ishte tërmeti dhe pandemia COVID-19.

Kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici në një intervistë për ATSH-në tha se puna vijon intensivisht duke plotësuar të gjitha standardet.

“Unë besoj se stadiumi ka një impakt të rëndësishëm për Kukësin. Faktikisht, kjo jo vetëm pse është një investim në vlerën e rreth 10 miliardë lekëve, por edhe pse për Kukësin është një investim i parë për stadiumin”- u shpreh Gjici.

Ai tha se në Kukës si vend kufitar me Kosovën, mund të luhen disa ndeshje kombëtare si U 19 U20.

“Pra ky stadium do të shërbejë jo vetëm për ndeshjen e ekipeve në kampionatin shqiptar, por edhe të Kosovës për të gjitha grupmoshat që do të luajnë në Kukës”- theksoi Gjici, ndërsa vlerësoi impaktin e këtij investimi në rritjen e fluksit të lëvizjeve.

“Një stadium me një kapacitet mbi 10 mijë vetë, ku patjetër çdo fundjavë do të ketë ndeshje sportive, do të gjallërojë Kukësin në shumë drejtime”- tha kryebashkiaku i Kukësit.

Ndërsa zv/trajneri i Kukësit, Rrahman Hallaçi, u shpreh se ndjente një emocion shumë të veçantë, pasi siç tha ai, “unë kam lindur në qytetin e Kukësit dhe kam kontribuar prej disa vitesh në skuadrën e futbollit të Kukësit”.

“Është një ngjarje e jashtëzakonshme sepse po bëhet një tjetër stadium modern. Në fakt që në momentin që erdhëm në kategorinë superiore në ligën e futbollit shqiptar, një moment shumë i mirë për skuadrën e Kukësit, nuk kishim një stadium që të plotësonte të gjitha kushtet optimale. Por kuptohet Presidenti i “Kukësit”, njëherazi kryetari i bashkisë së Kukësit Safet Gjici, kërkon që të ketë një stadium modern dhe po i plotëson kështu dëshirën e të gjithë kuksianëve dhe kjo është një iniciativë për t’u përshëndetur”- tha Hallaçi.

“Me rikonstruksionin e stadiumit, ekipi i futbollit do mund të luajë në fushën e vet, në një stadium sipas parametrave të UEFA. Për mua ishte emocion i veçantë. Në ish-stadiumin po e quaj që kemi bërë dhe histori dhe kemi arritur të marrim dhe titullin kampion. Shpresoj që ky stadium sa më shpejt të jetë e mundur të shkojë në rrugën e duhur, stafi të jetë i gatshëm për të punuar, lojtarët po ashtu dhe gjërat të shkojnë perfekt. Do të jetë një stadium modern i nivelit të lartë dhe kjo bën diferencën pasi të jep emocion dhe tifozët do të kenë mundësinë të ndjekin ndeshjet në kushte më të mira”- u shpreh ai.

“Stadiumi i ri është një ëndërr për të gjithë kuksianët, pasi jemi mësuar t’i shikojmë ndeshjet në Tiranë dhe ardhja në një qytet të vogël si Kukësi, por në stadium modern të tij, është e veçantë dhe kuksianët ta shikojnë ekipin kombëtar kaq afër është diçka shumë e bukur,” tha sportisti.

Hallaçi u shpreh se Kukësi e meriton këtë investim, për stadiumin e ri, pasi trofetë e merituara në këto vite, janë një arsye më shumë që tregojnë se është momenti i duhur që e meritojnë kuksianët.

L🎙VE- NGA KANTIERI NË STADIUMIN E FUTBOLLIT “ZEQIR YMERI, NË KUKËS KU PUNIMET PËR PËRFUNDIMIN E TIJ PO ECIN ME RITME TË SHPEJTA. KRYEBASHKIAKU GJICI THOTË PËR ATSH SE “PUNIMET NUK JANË NDËRPRERË EDHE PSE JEMI PËRBALLUR ME SITUATA TË VËSHTIRA SI PANDEMIA”.https://ata.gov.al/2020/06/28/video-vijojne-punimet-per-stadiumin-e-ri-te-kukesit-sipas-parametrave-te-uefa-s-gjici-impakt-i-rendesishem-per-krejt-zonen/

Gepostet von Agjencia Telegrafike Shqiptare am Sonntag, 28. Juni 2020

Related posts

Chalov shënon gol ndaj Arsenalit

Sadik.Autor

HUMBJA NDAJ FRANCËS PËR “EURO 2020″/ Mbrojtësi Gosens: Ne e mbyllëm ndeshjen duarbosh dhe për këtë arsye…

Delo.autor

PRAPASKENA/ Zidane telefonon Mourinhon, portugezi gjithnjë e më larg MAN UNITED

Isa.Autor

Leave a Comment