Futboll Seria A Sport

39 GOLA SË BASHKU ME RONALDON/ Juventus vendos për të ardhmen e Dybalas

Paulo Dibala dhe Kristiano Ronaldo është kjo dyshja që i jep garanci Juventusit për titullin kampion dhe për të provuar përmbysjen në Champions më 7 gusht kundër Lionit, dhe për të provuar që të shkojnë sa më larg edhe në arenën ndërkombëtare. Në radhët e bardhezinjve dyshja sulmuese jo vetëm që bind në lojë dhe në egon që Paulo e Kristiano kanë për të arritur çdo sukses të mundshëm individual dhe me ekipin, por në të njëjtën kohë, kjo dyshe është edhe ajo që ka realizuar më shumë në Serinë A.

Në një studim të bërë nga “Gazzetta dello Sport”, e cila ka marrë mes 20 skuadrave dy lojtarët që kanë shënuar më shumë, duke përpiluar edhe renditjen finale, rezulton se askush nuk ka goditur më shumë sesa Dibala-Ronaldo kundërshtarët, në një total prej 39 golash së bashku, 11 për argjentinasin dhe 28 për portugezin. Madje edhe pas rifillimit të kampionatit pas pandemisë, sërish Juventusi e ka parë tërheqjen dhe krijimin e distancës së sigurisë për të arritur te titulli i nëntë radhazi, pikërisht falë numrit 10 dhe numrit 7 të ekipit, pasi 11 nga 17 golat e realizuar në këto 6 dalje të deritanishme mbajnë firmën e dy sulmuesve.

Dibala dhe Ronaldo në renditjen speciale të përpiluar lënë mbrapa dyshen laciale dhe atë interiste, respektivisht Imobile-Kaisedo dhe Lukaku-Lautaro, e pastaj me radhë gjithë të tjerat… Prandaj, edhe në pritje të transfertës së mbrëmjes së sotme kundër Sasuolos, trajneri Mauricio Sarri do t’u besojë pikërisht dy “killerave” të tij më të besuar, për të bërë një tjetër hap të madh dhe gjigant drejt titullit kampion.dibala ronaldo

RONALDO REKORD – Në ndeshjen ndaj Sasuolos, Kristiano Ronaldo do të kërkojë rekordin personal të radhës. Aktualisht, portugezi numëron 49 gola në Serinë A, por nëse sot vjen i 50-ti, atëherë CR7 do të bëhet i pari futbollist në historinë e futbollit që arrin të kapë këtë shifër në tri prej ligave më të rëndësishme të Europës, pas arritjeve të Ronaldos në Premier Ligën angleze dhe në La Ligën spanjolle.

RINOVON DIBALA – Por, ndërkohë, lajme të mira ka edhe për numrin 10 të Juventusit. Drejtuesit e klubit dhe futbollisti kanë arritur që të zgjidhin ngërçin, për sa u përket diskutimeve për rinovimin e kontratës me Paulo Dibalën. Ky i fundit është bindur për të pranuar ofertën e “Zonjës së Vjetër”, e cila pritet të jetë 5-vjeçare dhe zyrtarizimi do të vijë pas festës së titullit kampion.ronaldo dibala

Në marrëveshjen e re lexohet se argjentinasi do të kalojë nga 7 në 10 milionë eurot neto në sezon, nga sezoni i ardhshëm, por paga e tij do të vijë në rritje, derisa në vitin e fundit të kontratës (viti 2025) Dibala do të paguhet 15 milionë euro neto në vit. Për më shumë, në kontratën e re garantohet edhe shiriti i kapitenit për numrin 10 bardhezi, si dhe gradën për të qenë pikërisht Paulo njeriu imazh i Juves në të ardhmen.

Related posts

ZYRTARE/ Ndryshim i papritur, Benitez zbulon vendimin për të ardhmen

Delo.autor

DO TË PËRBALLEN MANCHESTER UNITED/ Futbollistë e skuadrës angleze festojnë si të çmendur (VIDEO)

F.autor

DEKLARATA E BUJSHME E YLLIT BRAZILIAN/ Neymar: Them mjaft, ka ardhur momenti që futbolli…

Delo.autor

Leave a Comment