Futboll Seria A Sport

“A DO TË TËRHIQESH?” Pyetja që acaroi kapitenin e Watford pasi ra nga Premier, ja si e fyen live gazetarin (VIDEO)

Kapiteni i Watford, Troy Deeney i cili pa skuadrën e tij sot teksa ra nga Premier League ka fyer live një gazetar pas ndeshjes.

Watford humbi ndaj Arsenalit 3-2 dhe Deeney u pyet se a do të ishte kjo ndeshja e tij e fundit në karrierë, pra a do të tërhiqej nga futbolli.

Deeney-t nuk i pëlqeu aspak kjo pyetje dhe e cilësoi drejtpërdrejt ‘kopil të pacipë’, por kërkoi menjëherë falje teksa gazetari e falenderoi që po i kërkonte falje.
Në fund anglezi tha se nuk do të tërhiqej nga futbolli tani pas rënies nga Premier League.

GAZETARI: Pas kësaj humbje a do të tërhiqeni nga futbolli?

TROY DEENEY: Nuk do të tërhiqem, kopil i pacipë. Më falni, më falni, nuk duhet të shaja, më falni
GAZETARI: Faleminderit që kërkon falje
TROY DEENEY: Jo, nuk tërhiqem

Related posts

LIGA E KOMBEVE/ “Dardanët” sot luajnë për fitore ndaj Maltës

Isa.Autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Milan-Torino. Rezultati 1-0

Delo.autor

SHKËLQEU ME GOL NDAJ ROMËS/ Mosha thjesht numër për Ibrën, goli i 400-të shpërblehet me… kombëtaren

Delo.autor

Leave a Comment