Futboll Seria A Sport

“ATA JUVENTINË M…”/ Interi nuk e fal dhe i vendos gjobë mesfushorit për një “like”

Pasi kaloi me semafor të kuq dhe nuk kaloi testin e alkoolit, policia i tërhoqi disa ditë më parë patentën Marselo Brozoviçit.

Lojtari i Interit, ndërkohë, ka hyrë më tej në telashe, pasi i ka vendosur “like” një postimi në “Instagram” të një tifozi që quante karabinierët në fjalë tifozë të Juventusit:

“Kur i tërheqin patentën Brozoviçit nuk ka probleme, pasi në ‘Appiano’ shkon me aeroplan privat. Ata policë me siguri ishin juventinë m… Megjithatë, testi i alkoolit ishte shumë pak mbi normën. Marselo Brozoviç nëse kërkon një shofer, unë për ty vij edhe falas”.

Interi nuk e ka pritur mirë sjelljen e kroatit, i cili, sipas informacioneve nga mediat italiane, do të gjobitet me 100 mijë euro.

Related posts

UEFA përcakton arbitrat, Kukësi do të gjykohet nga gjyqtarë kroatë

Isa.Autor

KESI HAP PROBLEME TEK MILANI/ Vetëm 3 fitore në 2 vite pa mesfushorin në fushë. Ja formacioni ndaj Lacios

Delo.autor

Heq dorë nga Bacca? Villareali blen sulmuesin afrikan për 20 milionë euro

Sadik.Autor

Leave a Comment