Futboll La Liga Sport

“BËNTE GJITHMONË…”/ Fabregas flet për “të çmendurin” e Barcelonas, zbulon prapaskenën e veçantë

Kanë luajtur shumë ndeshje bashkë, por kanë ndarë edhe momente të veçanta jashtë fushës.

Cesc Fabregas ka folur për Gerard Pique dhe miqësinë e tyre, duke rrëfyer edhe disa anekdota për mbrojtësin e Barcelona-s. Duke folur për BBC, mesfushori i Monaco, ka zbuluar një prapaskenë të veçantë…

“Kam filluar të luaj me Gerard kur isha 10 vjeç. Nuk ka ndryshuar shumë, por tani është një biznesmen dhe imazhi i tij është shumë më ndryshe në krahasim me të kaluarën”, ka thënë Fabregas.

“Bënte gjithmonë gjëra të çmendura. Një ditë ka shpuar gomat e makinës së portierit tonë, i cili ka mbetur në mes të rrugës gjatë kthimit në shtëpi”.

“Sigurisht mendoj se është mes lojtarëve më të çmendur që kam njohur”.

Të dy kanë luajtur bashkë te Barcelona nga 2011-ta në 2014-ën, duke fituar gjithçka në Spanjë dhe Europë. Të çmendur, por të talentuar dhe, mbi të gjitha fitues…

Related posts

“MENTALITETI I EKIPIT TANI ËSHTË…”/ Sarri pret rikthimin e dy lojtarëve në Champions, flet edhe për rastin Arthur

Delo.autor

“PRITEJ MË SHUMË NGA CONTE”/ Capello: Juventus me fat, Milan rrezikon sezonin me…

Delo.autor

NUK PO ARRIN TË SHFAQË CILËSITË/ Muriqi drejt gjigantit turk në shkëmbim me lojtarin holandez

Delo.autor

Leave a Comment