Futboll La Liga Sport

BEZDISET NGA PYETJA PËR “JASHTËTOKËSORIN”/ Setién: Kemi folur aq shumë për të…

Leo Messi vazhdon të luajë çdo ndeshje, nga 90 minuta, dhe në secilën konferencë për shtyp, Quique Setien përballet me pyetjet se kur do të pushojë kapiteni. Trajneri i Barcelonës është bezdisur sot, kur u pyet sërish për këtë gjë, në prag të ndeshjes kundër Osasuna: E njëjta pyetje… Ne kemi folur tashmë shumë për këtë temë”. Dhe ashtu është. Nuk ka asnjë ndeshje, në të cilën nuk figuron emri i “10” Blaugrana: “Me siguri, shumë lojtarë duhet të pushojnë në këtë kalendar të ngjeshur ndeshjesh, duke luajtur çdo tri ditë. Rekordet janë gjë tjetër, pastaj”.

Trajneri nuk shqetësohet se ndoshta janë disa rekorde, që ai nuk po i përmbush si duhet në raport me vitet e tjera: “Të gjithë e dimë kush është Messi, nuk ka nevojë për prezantim. Nëse nuk është aq lart me gola, është me asistet. Leo është një futbollist i nivelit stratosferik. Gjithçka që mund të them për të e kam thënë tashmë”.

Ai nuk beson se të mos bësh rotacion të mjaftueshëm është ndonjë problem për skuadrën, përtej problemeve me dëmtimet: “Nuk e di nëse kam thënë që ekipi ndien lodhje apo se i ka munguar freskia fizike. Jo, nuk është e rraskapitur, nuk është, por duhet të mbahet mend se një nga lojtarët tanë, nga ata me më shumë energji (De Jong), e kemi humbur prej shtatë ndeshjesh në qendër të fushës”.

Related posts

“Shfuqizohet” CAS/ Vendimet s’do jenë më përfundimtare, buzëqesh SKËNDERBEU

Isa.Autor

MËRGIM MAVRAJ NUK SHKON NË BUDENSLIGË/ Largohet nga Greuther Furth

Delo.autor

DUEL NË MERKATON E JANARIT/ Milani në garë me Liverpool, kërkohet talenti 20-vjeçar…

Delo.autor

Leave a Comment