Futboll Seria A Sport

COVID-19/ Shtohen rastet e të prekurve me Koronavirus, në rrezik ndeshja e Champions League në gusht

Makthi i “COVID-19” duket se nuk do të përfundojë në të ardhmen e afërt. Autoritetet katalanase janë duke i nxitur qytetarët e Barcelonës dhe të zonave më të prekura nga Koronavirusi që të qëndrojnë në shtëpi gjatë kësaj fundjave dhe të dalin jashtë vetëm për motive emergjencash.

Shtimi i ndjeshëm i rasteve të infektimeve me Koronavirus gjatë këtyre ditëve ka bërë që autoritetet t’u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre që të dalin sa më pak që të jetë e mundur nga shtëpia e tyre dhe të shmangin takimet sociale, daljet gjatë natës dhe frekuentimin e aktiviteteve kulturore. Tashmë ndalohen edhe grumbullimet prej më shumë se 10 personazh në publik dhe ambiente private.

Të shumta janë makinat që po lënë qytetin gjatë orëve të fundit, duke shkaktuar kaos në trafik. Dhe në këtë pikë u lëshua edhe alarmi për rrezikun që mund të paraqitet për ndeshjen e kthimit të Champions-it Barcelona-Napoli më 8 gusht në “Camp Nou”. Megjithatë, për momentin sfida e kthimit të 1/8-ave nuk është në rrezik për të mos u zhvilluar, por gjithçka do të varet nga zhvillimet në javët e ardhshme.

Related posts

NDESHJA E PARË E KAMPIONATIT/ Hazard dhe Asensio të dëmtuar, Zidane me sytë nga dyshja braziliane…

Delo.autor

KATAR 2022/ Serbia ndal Portugalinë, Belgjika “i falet” Lukaku-t, Skriniar shpëton Sllovakinë nga turpi

Delo.autor

SHPËRHTEN PANUCCI: Disa lojtarë duan GRUSHTA, do LARGOHEM kur të… (E PLOTË)

Isa.Autor

Leave a Comment