Futboll Shqipëri Sport

E ARDHMJA E 24-VJEÇARIT NË DILEMË/ Ndryshon trajektorja për Rashicën, gjigantët e Bundesligës rifuten në garë

Milot Rashica do të largohet nga Werder Bremen në verë, por rreth tij ka shumë zëra se ku mund të përfundojë. Agjenti i tij, Altin Lala, dhe sulmuesi ende nuk kanë zgjedhur se ku do të luajnë sezonin tjetër, ndërsa mediet shkruajnë bazuar në informacionet e tyre.

Telegraph bën me dije se Borussia Dortmundi ka hedhur sërish sytë drejt 24-vjeçarit. Rashica shihet si një zëvendësues ideal për largimin e mundshëm të Jadon Sanchos drejt Manchester United.

Verdhezinjtë e kanë kërkuar prej kohësh sulmuesin shqiptar, por më i avantazhuari ishte klubi i Leipzig. Mbetet për t’u parë se kush do të arrijë më parë te sulmuesi i Kosovës. Rashica nuk po nxitohet dhe po shqyrton të gjitha mundësitë që ka.

Related posts

BESËLIDHJA ME TRAJNER TË RI/ Elvis Plori: Ja pse zgjodha lezhjanët

Delo.autor

Trajneri i Tottenham: Nuk jam i mërzitur me lojtarët e mi, por i zhgënjyer nga ata…

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Okazion për Superioren! E njeh mirë futbollin shqiptar, largohet trajneri që shkroi historinë në Europë

F.autor

Leave a Comment