Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ I përfolur prej kohësh për një largim nga Milan, Donnarumma vendos për të ardhmen

Portieri i Milanit, Xhanluigji Donaruma raportohet se ka vendosur të qëndrojë tek kuqezinjtë, dhe të zgjasë kontratën deri në vitin 2023. Italiani edhe pse vetëm 21 vjeç është bërë një lider në “San Siro” dhe sipas “Gazzetta Dello Sport” është gati të rinovojë kontratën që i skadon në vitin 2021.

Është përfolur disa herë që Milani mund ta shiste Donarumën, por gazeta italiane pretendon se bisedimet mes palëve për rinovimin kanë nisur prej kohësh. Milani po i përgatit një kontratë Donarumës deri në vitin 2023, me një pagë deri në 6 milion euro në sezon plus bonuse.

Donaruma pritet të luajë ndeshjen numër 200 me Milanin sot kundër Sasuolos.

Related posts

Profesori i ligjit frikëson Realin: Përse CR7 mund të futet në burg

Sadik.Autor

“FRIKACAKU” SOLARI/ Ja pse të gjithë po qeshin me veprimin e tij (VIDEO)

Delo.autor

ANALIZA/ Hazard po luan gjithnjë e më pak për Realin, ai është vetëm hija e futbollistit që ka qenë dikur

Delo.autor

Leave a Comment