Futboll Shqipëri Sport

E BUJSHME NGA KROACIA/ Lokomotiva e Zagrebit e “dashuruar” pas shqiptarëve, tani do Kallakun!

Lokomotiva e Zagrebit është e dashuruar me shqiptarët. Skuadra e cila sapo e mbylli në vendin e dytë kampionatin kroat duke siguruar një  vend në kualifikueset e Champions League dhe që në ekip kishte 5 shqiptarë është hedhur në sulm për shërbimet e Sherif Kallakut.

Burime të sigurta konfirmojnë se drejteusit e klubit nga kryeqyteti i Kroacisë kanë nisur zyrtarisht bisedimet me presidencën e Teutës për të siguruar shërbimet e 22-vjeçarit.

Numri  10 i “djemve të detit” po mbyll sezonin më të mirë në karrierë ku ka realizuar 14 gola në kampionat dhe 2 gola në Kupën e Shqipërisë. Interes për futbollistin kanë shfaqur edhe 3  klube të tjerë, ndër to edhe polakët e Slask, por së fundmi është Lokomotiva e Zagrebit që është afrtuar ndjeshëm.

Klubit kroat i ka ecur mbarë me shqiptarët dhe pasi shiti kartonin e Myrto Uzunit tek Ferencvaros për 1.8 mln euro plus bonuse teksa më herët përfitoi 2 mln euro për transferimin e Lirim Kastratit tek Dinamo Zagreb, kërkon që të njëjtën rrugë të ndjekë edhe me Kallakun.

Për momentin ende nuk është gjendur akordi përfundimtar, por mund të jetë çështje ditësh.

Related posts

GJYSMËFINALJA KUNDËR DINAMOS/ Vllaznia me “armë” plus. Parashikohen 6000 shkodranë në “Arena Kombëtare”

F.autor

KATEGORIA SUPERIORE: Vllaznia dhe Erzeni ndeshen për Europë, ja të gjitha sfidat e sotme

F.autor

TALENTI PREMTUES/ Tottenham pranë firmës me “Dele Allin” e ri

Isa.Autor

Leave a Comment