Futboll La Liga Sport

E FUNDIT/ Frika për Vinicius Jr, del rezultati i testit të COVID-19

Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior, nuk u stërvit me skuadrën, pasi dyshohej se ishte prekur nga COVID-19. Braziliani ishte i izoluar dhe menjëherë bëri testin e tij të COVID-19 për të larguar çdo dyshim.

Përgjigjja ka ardhur dhe fatmirësisht është negative. Sulmuesi do të rikthehet në stërvitje dhe me shumë mundësi do të jetë pjesë e listës së Zinedine Zidane për ndeshjen kundër Alaves. Ai është kthyer në protagonist të skuadrës madrilene dhe ka bërë mirë këtë sezon.

“Los Blancos” kanë një distancë prej 4 pikësh nga Barcelona me 4 ndeshje të mbetura në kampionat. Të gjitha shanset janë që madrilenët të rikthehen te titulli kampion dhe të ngrenë lart trofeun e kampionatit.

Related posts

ASENCIO PËSOI DËMTIM TË RËNDË/ CR7 ka një mesazh për të, ja reagimi i tij

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË SPANJË/ Ja momenti kur Rey Manaj realizon një gol “alla Messi” me Barcelona B (VIDEO)

Delo.autor

EPIKE/ Shihni si do dukeshin Mesi dhe Ibra po të kishin kokën e Spaletit (FOTO)

F.autor

Leave a Comment