Futboll Seria A Sport

“E NJEH, PRITJA”/ Ronaldo provoi të nervozonte Ibrën. Ja si reagoi bomberi suedez (VIDEO)

Ishte minuta e 62-të e ndeshjes së djeshme. Zlatan Ibrahimoviç bëhej gati të godiste penalltinë, që do t’i jepte hov përmbysjes kuqezi, ndërsa Ronaldo provoi ta nervozonte, duke karikuar nga distanca Sheznin:

“E njeh, pritja!” Por suedezi nuk e priti aspak mirë dhe fillimisht hakmerret duke e dërguar topin në rrjetë dhe më pas kërkon me sy sulmuesin e Juves, duke ia kthyer me një shikim të vetëm gjithçka donte t’ia thoshte me gojë.

Dhe mes të dyve gjithçka përfundon me nga një buzëqeshje ironike, e cila fatkeqësisht do të jetë edhe e fundit në Serinë A mes Ibrahimoviçit dhe Ronaldos.

Related posts

Flet tri gjuhë dhe mban numrin e Zanetti-t, njihuni me irlandezin që po çmend akademinë e Inter

Sadik.Autor

TIFOZËT E MILANIT NË FESTË/ Në “San Siro” pritet të vijë lojtari që e “dashurojnë” të gjithë

Isa.Autor

DËMTIMI I “JASHTËTOKËSORIT”/ Ja dialogu i argjentinasit me stafin mjekësor

Delo.autor

Leave a Comment