Futboll Premier League Sport

FITOI TITULLIN LIVERPOOL/ Mbrojtësi Lovren pranë firmës me skuadrën e njohur

Dejan Lovren do të largohet si kampion nga “Anfield Road” pas 6 sezoneve me fanellën e Liverpulit. Mbrojtësi kroat, i cili u transferua në Mersejsajd në vitin 2014 për 20 milionë paund nga Sauthemptoni, pritet të firmosë me Zenitin e Shën Pjetërburgut për 10.9 milionë paund.dejan lovren

31-vjeçari regjistroi 185 ndeshje me “Reds”-at, por këto vitet e fundit ai ka luajtur përgjithësisht si rezervë e Van Dajkut, Gomezit dhe Matipit.

Ndërsa këtë sezon, luajti vetëm në 9 ndeshje si titullar në Premier Ligë. Me medaljen e Champions-it fituar sezonin e shkuar dhe Premier Ligës këtë sezon, duket se kroati nuk do të largohet me asnjë pishman nga 19 herë kampionët e Anglisë.

Related posts

LOJRAT OLIMPIKE “MINSK 2019″/ Presidenti Meta i dorëzon flamurin ekipit përfaqësues: Forca dhe suksese…

Delo.autor

KRITIKON YLLIN ARGJENTINAS/ Pavel Nedved: Në vitin që kaloi ka shënuar më shumë, por ka…

Delo.autor

“NA LA PA FRYMË”/ Njihuni me futbollisten SEKSI të kombëtares shqiptare (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment