Futboll Seria A Sport

I PARAQITET VENDIMI/ Shkarkohet zyrtari i klubit të madh italian…

Drejtori sportiv i Romës Xhanluka Petraki është shkarkuar nga detyra që mban në klubin verdhekuq.
xhanluka petraki
Sipas “Il Tempos”, klubi italian i ka paraqitur vendimin e shkarkimit të 51-vjeçarit, i cili u shkarkua me vendim unanim nga bordi drejtues i Romës. Në vend është kompanduar përkohësisht ish-portieri Morgan De Santis.

Çështja pritet të shkojë në gjyq, pasi Petraki do të kërkojë të paguhet sipas kontratës dhe për dy vitet e ardhshme.

Pas shkarkimit të Zvonimir Bobanit, Petraki bëhet zyrtari i dytë i lartë i futbollit italian që shkarkohet nga detyra.

Related posts

Salah hyn në histori të Premier Leagues dhe shënon super gol

Sadik.Autor

LIVE/ Laçi-Teuta, Shkërmoqen durrsakët. Lushkja e Domgjoni shënojnë për kurbinasit

Delo.autor

Trajneri veteran nuk “lodhet” nga futbolli, kërkon drejtimin e kombëtares afrikane

Isa.Autor

Leave a Comment