Futboll Seria A Sport

IBRA E CR7/ “San Siro” ofroi shifra të frikshme. Milani kthen disa dekada prapa historinë ndaj Juventus

Përmbysja e çmendur që Milani bëri ndaj Juventusit do të mbahet mend gjatë në historinë kuqezi, duke qenë se të shihje “Djallin” t’u realizonte 4 gola bardhezinjve, nuk ndodhte që nga marsi i vitit 1989 (fitore 4-0). Por në të njëjtën kohë, “Zonja e Vjetër” nuk përmbysej në një interval kohe prej 4-5 minutash, pas dopioavantazhit, që nga viti 2013 kundër Fiorentinës, edhe në atë rast, nga 0-2 në 4-2. Por në duelin e “San Siro”-s u vendosën edhe shumë statistika të tjera të frikshme, si për shembull një rekord i radhës në karrierë nga Ronaldo.

– Milani nuk fitonte një takim në Serinë A, pasi ishte në disavantazh të dy golave që nga tetori 2016 (4-3 kundër Sasuolos).

– Zlatan Ibrahimoviç ka qenë protagonist në 8 gola në 9 ndeshje që ka luajtur si titullar me Milanin (5 realizime dhe 3 asiste).

– Nuk ndodhte që nga janari i vitit 2013 që Milani nuk shënonte të paktën dy gola, në pesë ndeshje radhazi në Serinë A.

– Për herë të parë në Itali, Ante Rebiç shënonte dhe ofronte një asist, brenda 90 minutash.

– Kristiano Ronaldo ka prekur murin e 25 golave në një kampionat, në 10 raste nga sezoni 2007-2008 e deri më sot. (edhe për Mesin kampionatet ku ka prekur e kaluar 25 realizimet në një kampionat të vetëm janë po 10).

FBL-ITA-SERIEA-AC MILAN-JUVENTUS-HEALTH-VIRUS

– Për të 11-ën herë në karrierën e tij, Kristiano Ronaldo ka prekur kuotën e 30 golave sezonalë me klubet, duke përfshirë të gjitha kompeticionet. Diçka të tillë ka mundur ta bëjë vetëm portugezi.

– Përpara Adrien Rabiosë, francezi i fundit që shënonte gol me një goditje jashtë zone në Serinë A për Juventusin ka qenë Pol Pogba, konkretisht në muajin mars të vitit 2016, në derbin kundër Torinos.

– Ai i realizuar nga Adrien Rabio ishte goli i katërt që Milani pësonte me një goditje jashtë zonë në kampionat, vetëm në vitin 2020. Shumë duke krahasuar se kaq kishin pësuar në total në vitin diellor 2019.

– Juventusi ka shënuar të paktën dy gola në 8 ndeshje radhazi në kampionat, për herë të parë që nga tetori i vitit 2018.

Related posts

TË FIKSUAR PAS BROJËS/ Milani e vendos në majën e listës, por kanë gati edhe planin B

F.autor

TJETËR VARIANT PËR DE BIASIN/ Klubi italian pranë firmës me ish-trajnerin e Shqipërisë

F.autor

Shqiptarët “pushtojnë” tokën Serbe, befasojnë me medalje

Sadik.Autor

Leave a Comment