Futboll Seria A Sport

“IBRAHIMOVIC MADHËSHTOR”/ Kessie: Dua të kthej Milanin në Ligën e Kampionëve

Frenk Kesi realizoi një nga golat më të bukur të karrierës së tij, ose më i bukuri siç thotë vetë ai. Mesfushori shënoi nga një distancë e largët në fitoren 3-1 që Milani mori kundër Parmës.

Kesi ka treguar një nivel të lart sportiv që prej rifillimit të kampionatit prej ndalesës nga pandemia. Kesi dha një intervistë pas ndeshjes me Parmën për “Sky Sport” ku preku disa tema. “Kemi mposhtur skuadrat e mëdha, por edhe ne jemi skuadër e madhe. Kam punuar shumë gjatë karantinës dhe rezultatet po shikohen. Ibrahimoviç? Ibra është madhështor, e ndihmon shumë skuadrën”. Kesi foli edhe për zërat mbi një largim të mundshëm të tij nga Milani.

“Unë dua të qëndroj këtu deri në fund të kontratës. Dua ta ndihmoj Milanin tërikthehet në Ligën e Kampionëve”, përfundoi Kesi.

Related posts

Icardi tek Real Madridi, por vetëm nëse Interi dështon të kualifikohet në Champions League

Q.Autor

E RRALLË NË FUTBOLL/ Klubi meksikan kthehet te titulli pas… 70 vitesh

Delo.autor

LARGIMI I GATUSSOS? Cassano: Iu tregoj trajnerin ideal që duhet të marrë Milani

F.autor

Leave a Comment