Futboll Premier League Sport

KA LUAJTUR VETËM 9 NDESHJE/ Dështoi në Premier League, Celtic do sulmuesin shqiptar…

Albian Ajeti kaloi nga skuadra e Baselit drejt West Hamit. Aventura e tij nuk është aspak pozitive, pasi kapërcimi ishte shumë i madh nga niveli i kampionatin helvet në Premier League. 23-vjeçari ka luajtur vetëm 9 ndeshje me ekipin e West Ham dhe nuk ka lënë gjurmë. Ai nuk ka luajtur kurrë si titullar.

Nisur nga situata e tij aspak e mirë, trajneri i Celtic-ut, Neil Lennnon, ka vendosur të hedhë syrë nga shqiptari. Ajeti mund të transferohet te gjigantët e Skocisë për të marrë minuta dhe për t’u kthyer sërish në të rëndësishëm.

Sulmuesi shqiptar nuk ka preferuar të luajë për Shqipërinë apo Kosovën, por vendosi të luajë me Zvicrën. Ajeti ka debutuar me skuadrën, madje ka shënuar një gol në fitoren 6-0 kundër Islandës. Ajeti është vëllai i vogël i mbrojtësit Arlind Ajeti.

Related posts

ARSENE WENGER DREJT ITALISË/ Ja skuadra që mund të drejtojë francezi

Delo.autor

LIVE/ NAVAS portieri më i mirë i Ligës se Kampionëve për sezonin e kaluar

Isa.Autor

LIVE/ Tirana-Kamza: Nis pjesa e dytë, Gjoka e fillon me një zëvendësim (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment