Futboll Kategoria Superiore Sport

KAMPION PAS 11 VITESH/ Kapiteni Karabeci: Ndjenjë e veçantë, nuk e mendoja se do të

Erando Karabeci priti 11 vite për të shijuar një titull kampion, po aq sa kishte vetë klubi i Tiranës që nuk fitonte kampionatin. Megjithatë, pas më tepër se një dekade, kapiteni i bardhebluve dje në mbrëmje, sapo ka mësuar se rivali i Tiranës, Kukësi, ka humbur në Shkodër, ka nisur të festojë si i çmendur bashkë me shokët e skuadrës dhe tifozët.

Ky sezon nuk ka qenë i lehtë për mesfushorin, pasi i është dashur të pranojë edhe stolin, duke treguar se është një kapiten i madh brenda dhe jashtë fushe. I kontaktuar nga “Panorama Sport” dje në mbrëmje, Karabeci tregoi emocionet e titullit të parë si bardheblu.

Pas 11 vitesh pritje, Tirana më në fund kampione dhe ju që e përjetoni si kapiten…

Ishte një titull i munguar dhe i shumëpritur. Besoj se nuk ka vend për shumë komente, pasi të gjithë e kanë parë se ne e kemi merituar këtë sukses. Një titull i merituar në fushën e lojës dhe në asnjë moment nuk jemi përfolur për ndonjë ndeshje të pamerituar. Gjithçka është fituar në fushën e lojës dhe me shumë djersë.

Një sezon që në fakt nisi jo mirë…

Me përjashtim të fazës së parë, ekipi ka bindur dhe dominuar kampionatin. Mendoj se është një arritje e merituar për Tiranën. Falënderoj të gjithë çunat për përpjekjet që kanë bërë. Ky ishte viti i duhur që ne ta merrnim titullin kampion.

Sa shumë e keni pritur këtë titull, pasi plot 11 janë edhe vitet tuaja te Tirana?

E mendonit të ishte kaq e largët kjo ditë? Normalisht që e kam pritur shumë dhe nuk e kam menduar ndonjëherë se do të vite dita që të largohem pa e fituar titullin te Tirana.

Çfarë do të thotë për një lojtar kampion me fanellën bardheblu?

Kur një lojtar fiton titullin, sigurisht është maksimumi në kampionatin shqiptar. Të fitosh titullin me Tiranën nuk përbën ndonjë risi, pasi dihet që ky klub është mësuar të marrë trofe. Ta përjetosh këtë sukses si lojtar i Tiranës është gjithashtu një ndjenjë e veçantë. Pra, të dalësh kampion është maksimumi për lojtarët që luajnë në Superiore, aq më tepër që këtë trofe ta ngresh me Tiranën.

Related posts

SUPERIORE/ Teuta – Kukësi: Cungu ul Shkurtajn në stol, Bushiç titullar (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Luftëtari-Partizani, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-1

Delo.autor

SFIDA NDAJ KAMPIONËVE TË ITALISË/ Gattuso: Një ndeshje shumë e vështirë, por…

Delo.autor

Leave a Comment