Futboll Seria A Sport

KËRKOJNË PËRFORCIME NË EKIP/ Milani përgatit dy goditje në merkato, menaxherët e lojtarëve zbarkojnë në Itali

Përmirësimi i organikës është refreni i Milanit në këto ditë të nxehta. Emrat e shqyrtuar janë të shumtë, por sinjale të qarta kanë ardhur nga Mark Roka i Espanjolit dhe Emerson Rojal i Barcelonës. Në fakt, menaxherët e futbollistëve në fjalë kanë qenë dje të pranishëm në “Casa Milan” dhe nuk përjashtohet mundësia që dyshja të vishet kuqezi gjatë verës.marc_roca_y_emerson_

Sa i përket mbrojtësit katalanas, ai kushton 30 milionë euro, edhe pse është 21 vjeç. I huazuar këtë sezon te Sevija, ai ka treguar cilësitë e tij dhe nëse Barça nuk bindet, djaloshi duket i destinuar për t’u vënë në shitje.

Sa i përket Mark Rokës, ai do të largohet nga Espanjoli pasi këta të fundit kanë siguruar rënien nga kategoria. Mesfushor qendre me tipare shkatërruese, 23- vjeçari duket përforcimi i duhur në raportin cilësi-kosto duke qenë se kushton “vetëm” 15 mln euro.

Related posts

GARA PËR “TOPIN E ARTË”/ Carrager zgjedh mes Messit dhe Van Dijk fituesin

Delo.autor

MERR KRITIKA NGA SHOKËT E SKUADRËS/ Shikoni çfarë bën lojtari i Rangers pasi shikon kundërshtarin që dëmtohet (VIDEO)

Delo.autor

STERLING KËRCËNON ME LARGIMIN/ Guardiola: Justifiko veten, derën e ke të hapur

Delo.autor

Leave a Comment