Futboll Premier League Sport

KUPA E ANGLISË/ “Topçinjtë” eliminojnë Cityn, siguron finalen falë Aubameyang

Arsenal ka marrë një fitore shumë të rëndësishme mbrëmjen e sotme pasi ka mundur 2-0 Manchester City-n në gjysmëfinalen e Kupës së Anglisë dhe ka siguruar një vend në finalen e madhe.

Protagonisti i sfidës së luajtur në Wembley ka qenë Pierre-Emerick Aubameyang, i cili ka gjunjëzuar skuadrën e Pep Guardiola me një dygolësh.

Ylli afrikan ka zhbllokuar takimin në minutën e 19-të me një goditje mjeshtërore dhe e mbyllur ndeshjen në pjesën e dytë me golin e shënuar në minutën e 71-të.

Topçinjtë do të ndeshjen në finale me fituesen e Manchester United-Chelsea, ndeshje që do të luhet nesër në orën 19:00.

Related posts

SUPERIORE/ Luftëtari-Teuta: Ja si renditen të besuarit e trajnerëve (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

EURO 2024/ Fundi i një legjende, Cristiano Ronaldo vendos rekord negativ

F.autor

“KATAR 2022″/ Surprizë tek Kombëtarja, Reja thërret futbollistin 17-vjeçar dhe lë jashtë ish-lojtarin e Partizanit…

Delo.autor

Leave a Comment