Futboll Seria A Sport

“KUQEZINJTË” PROJEKTOJNË TË ARDHMEN/ Ja oferta e Milan për rinovimin e Ibrahimovic-Donnarumma!

Milani ka nisur të projektojë të ardhmen dhe do ta bëjë atë me dyshen Ibrahimovic-Donnarumma, duke shtuar edhe Calhanoglu këtu. Jashtë planeve, për momentin, Bonaventura.

Sipas asaj që raporton SportMediaset në Italia Uno, që Zlatan Ibrahimovic të rinovojë kontratën e tij, kushtet që i ka vendosur Milanit janë këto të dyja: forcimin e ekipit në merkato dhe 6 mln euro rrogë!

Milan, Donnarumma e Ibrahimovic da Raiola: le novità sul rinnovo

Klubi kuqezi, që do të takohet me Mino Raiola deri tani ofron 4 mln euro dhe ka ndër mend të përfshijë një bonus rreth 2 mln euro për fitimin e titullit dhe një tjetër më të vogël në rast kualifikimi në Champions League.

Lidhur me të ardhmen e Gigio Donnarumma, SportMediaset raporton se rruga duket të jetë mjaft e përpjetë: gjithçka shkon drejt rinovimit deri në vitin 2023 me rrogën aktuale, pra 6 mln euro, plus edhe një bonus 2 mln euro në rast fitimi të titullit.

Related posts

E BUJSHME/ Dybala nuk gjen gjuhën e përbashkët dhe me klubin e Tottenham

Delo.autor

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Osasuna-Barcelona. Rezultati 0-2

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Piatek vazhdon ndjekjen e Batistutës, shënon gol në ndeshjen e 7-të radhazi

Isa.Autor

Leave a Comment