Futboll Shqipëri Sport

LEIPZIG OFERTË PËR RASHICËN/ Werder Bremen vendos për të ardhmen e sulmuesit kosovar

Verder Bremen ia doli të siguronte qëndrimin në Bundesligë vetëm në ndeshjen e dytë të “play out”-it ndaj Haidenhamit. Kjo do të thotë shumë për skuadrën bardhejeshile e cila do të ketë mundësi të ruajë balancat ekonomike. Bëhet fjalë për lojtarët të cilëve do t’u përgjysmohej çmimi në rast se skuadra do të binte një kategori më poshtë.

Milot Rashica ishte njëri prej tyre. Sulmuesi kosovar ka një klauzolë largimi prej 39 milionë eurosh. Lajpcigu dhe disa skuadra të tjera kanë shfaqur interes për të dhe tani duhet të paguajnë një çmim të plotë për kosovarin. Skuadra e “Red Bull”-it ishte e para që bëri një ofertë në drejtim të Verderit për lojtarin.

“Sky” zbuloi se dje të dyja klubet kanë biseduar për një transferim të mundshëm të Rashicës në Lajpcig. Këta të fundit kanë ndryshuar kurs dhe nuk duan të paguajnë klauzolën prej 38 milionë eurosh për të. Pandemia ka vënë klubet në vështirësi ekonomike dhe për momentin askush nuk mund të paguajë shifrën e kërkuar për Rashicën.

rashica

15 milionë plus 3 milionë euro bonuse ishte oferta e parë e Lajpcigut e cila është refuzuar menjëherë nga Verderi. Kjo është konsideruar shumë pak nga skuadra bardhejeshile, e cila pretendon të paktën 20 milionë euro plus 2- 3 milionë euro bonuse për sulmuesin kosovar që ndiqet edhe nga Liverpuli dhe Borusia e Dortmundit.

Related posts

PLASI NË TOKË Mc GREGOR/ Kreu i Çeçenisë “NDERON” Khabibin, e shpërblen me një “BISHË” (FOTO)

Isa.Autor

E FUNDIT/ Lampard merr miratimin e drejtuesve të Chelseat, ja kur zyrtarizohet

Delo.autor

CONFERENCE LEAGUE/ Laçi mposht Universitateas falë Zarubica dhe hedh një hap drejt historisë

Delo.autor

Leave a Comment