Futboll Kategoria Superiore Sport

LICI I BINDET URDHRIT/ Administratori i Vllaznisë paraqitet për të folur rreth dyshimeve… (VIDEO)

Pak ditë më parë administratori i Vllaznisë akuzonte presidentin e Bylisit, Besnik Kapllanajn, për të cilin tha se “ka ndërhyrë tek arbitrat që kanë gjykuar takimet mes Vllaznisë dhe Bylisit”.

Kjo nuk u prit mirë nga presidenti ballshiot, që reagoi menjëherë duke i hedhur poshtë të gjitha akuzat dhe duke i thënë Licit, që të kërkonte falje publikisht, në të kundërt gjithçka do të përfundonte në gjyq.

Pikërisht për këtë arsye, ditën e sotme, kur po diskutohet për dyshimet në ndeshjen Bylis-Tirana në zyrat e FSHF-së, dhe ku po jepen dëshmi për atë ndeshje, është thirrur edhe administratori i Vllaznisë të sqarojë deklaratën e disa ditëve më parë dhe të tregojë se çfarë di për dyshimet e kohëve të fundit. “Panorama Sport” ka arritur të sigurojë një video, gjatë kohës kur Lici ka mbërritur në ambientet e FSHF-së.

Related posts

INTER VAZHDON TË ECI PËRPARA / 5 “SHUPLAKA” ndaj Genoas në San Siro

Isa.Autor

PLAS TEK INTERI/ Babai “yllit” ZIKALTËR shpërthen kundër Spallettit: Do marrësh FUND po…(FOTO)

Isa.Autor

NË KËRKIM TË NJË MESFUSHORI/ Ja kush është talenti i ri që Interi po kërkon

Isa.Autor

Leave a Comment