Futboll Seria A Sport

MARRËVESHJA/ Gati 45 milionë euro, Guardiola kërkon të blejë “kopjen” e Rud Gullit

Ai ngjan shumë me tiparet e holandezit legjendar, Rud Gullit.

Mbrojtësi holandez i Bornemuth Natan Ake kërkohet prej javësh me ngulm nga Pep Guardiola dhe negociatat mes klubeve kanë nisur me kohë.

“Qytetarët” kanë arritur të mbyllin një tjetër operacion. Bornemuth ka pranuar ofertën prej 45.5 milionë euro të nënkampionëve të Anglisë dhe pritet vetëm konfirmimi nga dy klubet, pasi edhe akordi me lojtarin është gjetur më parë.

Ake është një nga lojtarët, i cili shkëlqeu më shumë këtë sezon dhe pritet të përforcojë një repart me probleme për Sitin. 25-vjeçari do të vihet krah Laporte për të formuar një dyshe shumë të fortë në qendër të mbrojtjes. Holandezi luajti 29 ndeshje në Premier Ligë këtë sezon.

City është në prag të zyrtarizimit edhe të Ferran Torres.

Related posts

MIRUPAFSHIM “FAIR PLAY FINANCIAR”? UEFA gati për të prezantuar planin e ri, ja për çfarë bëhet fjalë…

Delo.autor

“I DUHET BESUAR IBRAHIMOVIC”/ Legjenda e Milanit: Ju tregoj si bëhen konkurrues “Kuqezinjtë”

Delo.autor

CHAMPIONS/ Son me dopietë në 4 minuta, ia dedikon Andre Gomes (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment