Futboll La Liga Sport

“MBRETI” PLATINI BEKON RINOVIMIN E PAULO DYBALA/ Juventus “hap thesin” për sulmuesin argjentinas

Juventus dhe Paulo Dybala kanë hyrë në fazën më të nxehtë të tratativave për rinovimin e kontratës. Vetëm një vit më parë, sulmuesi argjentinas ishte “shkarkuar” nga klubi bardhezi që kërkonte ta shiste, madje edhe me shenja të theksuara mungese respekti, duke e futur atë në bisedime për të arritur te lojtarë të tjerë. Por tani gjërat kanë ndryshuar. Dybala rifitoi të gjithë respektin e merituar, duke u kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm në manovrat taktike të Maurizio Sarri. Një revansh personal që pritet të pasqyrohet edhe në financa, ku me rinovimin e kontratës sulmuesi duhet të fitojë 10 milion euro në sezon, i dyti me pagën më të lartë vetëm pas Cristiano Ronaldo.

Dybala Platini 1200x1200

Shifra të rëndësishme, por nëse “Zonja e Vjetër” kishte dyshime, tashmë duhet të jetë bindur. Rinovimi i kontratës së Paulo Dybala është “bekuar’ edhe nga një prej emrave më të mëdhenj në historinë e Juventusit dhe futbollit botëror. As më pak e as më shumë, por Michel Platini, që ka vetëm elozhe për sulmuesin. “Shumë I zoti në fushë dhe duket një djalë i mirë. Në krahasim me mua, ai I ngjan më shumë Maradonës. Unë isha një mesfushor që shënoja shumë gola dhe tërhiqja skuadrën përpara. Ai është një sulmues”, ka thënë Platini, duke këshilluar të mbajë Dybala, edhe me një sforco financiare.

Related posts

INTERI GJEN TALENTIN E SË ARDHMES/ Ka cilësitë e holandezëve Seedorf e Sneijder

Delo.autor

BARAZON MILAN/ Suso shënon në vendlindje (VIDEO)

Isa.Autor

TRIUMFOJNË ME DYSHEN UZUNI-ÇOKAJ/ Lokomotiva i falet shqiptarëve dhe kap gjysmëfinalen e Kupës së Kroacisë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment