Futboll La Liga Sport

“MË VJEN KEQ QË KUMBULLA ZGJODHI SHQIPËEINË”/ Marota: Nuk largohem nga Interi

Interi është në rënie të lirë, duke zbritur bren da pak javësh nga vendi i dytë (për pak javë edhe kryesoi kampionatin) në të katërtin, por fatmirësisht avantazhi nga Roma ndjekëse, e cila mund t’i rrezikonte pjesëmarrjen në Champions, është mjaft i madh (+14 pikë) dhe i administrueshëm lehtë në 7 javët e mbetura.
marota
Gjithsesi, tek Interi ka edhe disa zëra që shqetësojnë nga jashtë ambientit sportiv të shpërthyer ditët e fundit, si për shembull një largim i mundshëm i Xhuzepe Marotës, për të cilin përflitet një rikthim te Juventusi, apo edhe një dorëheqje e mundshme e Antonio Kontes, nëse rezultatet nuk ndryshojnë deri në fund. Por vetë numri dy i klubit zikaltër, Marota, rikonfirmon qëndrimin e tij, por në të njëjtën kohë del hapur edhe për talentin e Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla. “Është dita e dytë që më duhet të konfirmoj me zë të lartë se një largim i mundshëm imi nga Interi është një lajm totalisht i rremë. Ndihem shumë mirë në Milano dhe kam ende punë dhe objektiva për të arritur me këtë klub. Erdha tek Interi për të dhënë kontributin tim në rikthimin e kësaj skuadre te trofetë, por nëse duam që t’i arrijmë këto, nevojitet stabilitet dhe qetësi, sidomos përballë zërave që vijnë nga jashtë, të cilët nuk duhet të na shpërqendrojnë”.
kumbulla

KUMBULLA – Ndërkohë, lidhur me faktin se Marota dhe interistët e panë në aksion nga shumë pranë paraqitjen e Marash Kumbullës ndaj tyre, në stadiumin “Bentegodi”, njeriu i merkatos zikaltër e pranon hapur. “Ndaj Kumbullës ka një vëmendje shumë të madhe nga mjaft klube të rëndësishme të Europës dhe unë mendoj se diçka e tillë ndodh me të drejtë. Marashi është një ndër talentet më të mëdha të futbollit italian. Madje, mund të them se më vjen shumë keq që ai zgjodhi Shqipërinë për të luajtur. Mendoj se futbollistë me personalitet dhe me një ligësi pozitive në fushën e lojës, janë lojtarët që ne kërkojmë për të krijuar atë mentalitetin fitues që të forcojmë ekipin në të ardhmen. Dhe për këtë arsye, lojtarë të rinj dhe të talentuar si Kumbulla, janë shumë të vështirë për t’u afruar, ndonëse ne jemi gjithmonë në vijën e parë të frontit, – nënvizon Marota, i cili në fund e mbyll me një thumbim për Kristian Eriksen. – Është normale që prisja më shumë nga ai. Gjithsesi, fakti që ka ardhur nga një realitet tjetër, meriton më shumë kohë”.

Related posts

ARSYEJA QESHARAKE/ Arsenali refuzoi ta blinte Van Dijk për vetëm…

Delo.autor

“TEUTA EKIP I FORTË”/ Trajneri i Beitar Jeruzalemit: Nuk e mendoj aspak skualifikimin

Delo.autor

SFIDA SUPERIORE NË “AIR ALBANIA”/ Formula e përdorimit nga klubet, ja shifra që FSHF do për një ndeshje

Delo.autor

Leave a Comment