Futboll Sport

NGA REKORDI HISTORIK TEK MBIJETESA/ Sadiku e ka të qartë objektivin: Dua të kap shifrën e 15 golave

Armando Sadiku golashënuesi më i mirë për Malagën këtë sezon, ka një objektiv për tre ndeshjet e mbetura. Me 13 golat e shënuar këtë sezon sulmuesi shqiptar dëshiron të arrijë shifrën e 15 golave, për të hyrë në historinë e klubit spanjoll, si futbollisti që ka shënuar më shumë gola brenda një sezoni.

“Qëllimi është të ndihmoj skuadrën të marrë të gjitha pikët e mundshme në tre ndeshjet e fundit, por do doja të arrija në kuotën e 15 golave”, tha Sadiku.

Malaga mund të shpëtojë nga rënia nga kategoria, dhe këtë besim e kanë edhe futbollistët. Sadiku flet për mbijetesën e skuadrës së tij Malaga: “Ne përqëndrohemi të fitojmë të gjitha ndeshjet. Ne fokusohemi tek vetja, pastasj shohim të tjerët. Besoj se mund ta sigurojmë mbijetesën. Shpresoj të shënoj në ndeshjen e ardhshme dhe të ndihmoj ekipin tim të mrrrë tre pikët”, përfundoi Armando Sadiku.

Related posts

TRONDITET BARCELONA/ Tottenham ngushton epërsinë ndaj katalansve (VIDEO)

Isa.Autor

(VIDEO) Mbyllet pjesa e parë, Atalanta e Berishës me 10 lojtarë ndaj Romës. REZULTATI

Q.Autor

ELEMINIMI I TURPSHËM/ Buffon “thumbon” INTERIN: Më vjen KEQ, do të doja të rikthehesha…

Isa.Autor

Leave a Comment