Futboll Seria A Sport

PARAQITJE MBRESËLËNËSE NË FUSHË/ Rebic do të jetë 100% “kuqezi”, ja sa do të paguajë Milani

Deri në janar ishte një objekt misterioz, por gjashtë muaj më vonë, Ante Rebiç është lideri i këtij Milani. Sulmuesi kroat, pasi ka gjetur vazhdimësinë në fushë, ka ditur se si të harrojë momentet negative dhe po flet me gola, por edhe me paraqitje mbresëlënëse, të cilat kanë goditur jo vetëm stafin teknik, por edhe administratorin e klubit, Ivan Gazidhis.

Ky i fundit është bindur kaq shumë nga Rebiç, sa ka vendosur që të thërrasë në apel klubin gjerman të Frankfurtit, për të gjetur akordin për blerjen definitive të sulmuesit. Fatura që duhet paguar për të është 25-30 milionë euro. Madje, edhe ai që shihet si trajneri i ardhshëm kuqezi, Ralf Rangnik, ka dhënë aprovimin për blerjen definitive të Rebiçit.

Related posts

TRIUMFON NË MIQËSOREN E DYTË/ Argjentia fiton pa “Pleshtin”, e nderon sulmuesi i Atleticos

Delo.autor

“RRËFEHET” Myrto Uzuni: Ja ndeshja që nuk do ta harrojë asnjëherë kur luaja për Laçin

F.autor

“KUQEZINJTË” DY HERË PRANË GOLIT/ Ibrahimovic “tremb” portierin e Romës që gabon por është me fat (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment