Futboll Kategoria Superiore Sport

PARTIZANI-TIRANA/ Olsi Rama zbret në fushë për t’i dhënë zemër skuadrës, Egbo stërvit portierët (FOTO+VIDEO)

Do të startojë në orën 20:45 derbi mes Partizanit dhe Tiranës e vlefshme për javën e 33-të të Kategorisë Superiore. Një derbi i çuditshëm për shkak të situatës së jashtëzakonshme të pandemisë së Koronavirusit.

Një atmosferë tepër e qetë në “Air Albania” si dhe jashtë saj, ku ajo që mungon më së shumti është zhurma e tifozëve. “Panorama Sport”, ka arritur të sigurojë disa video nga situata brenda dhe jashtë stadiumit 45 minuta para startit. Tefik Osmani dhe Grent Halili ishin 2 futbollistët e parë që zbritën në fushën e lojës, për të shkelur tapetin e blertë.

Ndeshja

Vlen të theksohet fakti se Emanuel Egbo e nis si trajner portieresh, duke dalë në nxemjen e portierëve dhe duke stërvitur këta të fundit.

Olsi Rama

Të dy skuadrat po kryejnë normalisht nxemjen e zakonshme para startit të sfidës, ndërkohë që në fushën e blertë ka zbritur edhe drejtori sportiv Olsi Rama, për t’iu dhënë mbështetjen e tij lojtarëve. Ai mban vënë edhe maskën, siç e parashikon protokolli.

Related posts

E PABESUESHME/ S’ka VAR, arbitri e merr vendimin nga…fotografitë (VIDEO)

Isa.Autor

PEZULLIMI I SUPER LEAGUE/ Ceferin-it nuk i del inati me 12 klubet: Gabim historik, mos guxoni ta provoni sepse…

Delo.autor

Nga Van Basten-Sacchi te Pogba-Mourinho, United kërcënon francezin

Q.Autor

Leave a Comment