Futboll Shqipëri Sport

PO I MAGJEPS TË GJITHË/ Edi Sylisufaj realizon një tjetër gol kryevepër në Suedi (VIDEO)

Edi Sylisufaj, është padyshim talenti i momentit në elitën suedeze. Futbollisti 21-vjeçar, me origjinë nga Tropoja, i cili së fundmi zbuloi se do të përfaqësojë Kosovën U-21, ka realizuar një tjetër gol spektakolar me fanellën e Falkenbergs.

Në minutën e 73-të, pas një harkimi nga këndi, topi shkoi tek Sylisufaj, i cili me një predhë nga jashtë zone shtangu portierin kundërshtar, teksa skuadra e tij ishte duke humbur me rezultatin 2-0, ndërkohë që në fund arriti të dilte me 1 pikë nga transferta e Goteborgut.

Ky ishte goli i 4-t në 8 ndeshje për futbollistin e lindur në Suedi, por me prindër tropojanë.

Related posts

“KATAR 2022″/ Gati rikthimi në kombëtare, bomberi Ibrahimovic mund të luaj kundër…

Delo.autor

Kaosi i klubeve shqiptare, i lë pas edhe Kosova

Sadik.Autor

IMPAKTI RONALDO/ Juventus gati të paguajë një komision të çmendur për Mendes

Isa.Autor

Leave a Comment