Futboll Seria A Sport

SËRISH NË TELASHE/ Mesfushori i Inter i dehur në urgjencën e spitalit

Sipas “ANSA” policia lokale është dashur të ndërhyjë për të qetësuar mesfushorin e Interit, Marselo Brozoviç, i cili raportohet të ketë qenë i pirë në një nga urgjencat e qytetit. “ANSA” raporton se Brozoviç po bënte debat në spital pasi donte të fuste pa rradhë një mikun e tij që kishte probleme me këmbën.

brozovic

Mesfushori i Interit mësohet se ka qenë në efektin e alkolit dhe është qetësuar vetëm me ardhjen e policisë. Më pas kroati i ka kërkuar falje të gjithëve, përfshirë edhe mjekëve të urgjencës.

Brozoviç nuk po kalon një moment të mirë në jetën personale, pasi pak kohë më parë u gjobit nga Interi dhe i’u hoq patenta nga policia pasi u kap duke i dhënë makinës në gjendje të dehur.

Related posts

Arena Kombëtare merr formë, FSHF-ja publikon pamjet e reja (FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

DEBUTOI ME NJË SUPERGOL/ MALDINI optimist: Kemi gjetur lojtarin që na duhej

Isa.Autor

LIVE/ Ligue 1: Mbyllet ndeshja Reims-PSG. Rezultati 0-2

Delo.autor

Leave a Comment