Futboll Premier League Sport

SHQETËSOHET PËR SULMUESIN SALAH/ Trajneri Klopp: Kush do të jetë shoku i tij i ngushtë tani?

Dejan Lovren është larguar nga Liverpool-i dhe është transferuar në Rusi te Zenit-i.

Mbrojtësi kroat i ka thënë lamtumirë Të Kuqve pas shumë betejash dhe suksesesh, me të fundit që ka qenë fitorja e Premier League.

Një transferim që ka trishtuar shumë Jurgen Klopp dhe Mohamed Salah.

Pikërisht marrëdhënia mes mbrojtësit dhe sulmuesit egjiptian duket se shqetëson pak trajnerin gjerman.

“Një tjetër legjendë e Liverpool-it ka thënë lamtumirë”, ka thënë Klopp për kanalet zyrtare të klubit.

“Dejan ka qenë një atlet i madh, një profesionist i madh, një punëtor i madh. Ishte gjithmonë në dispozicion dhe ka qenë një ndihmë e madhe për gjithë sezonin, veçanërisht në fillim”.

“E mbaj mend kur kemi luajtur kundër Borussia Dortmund. Një miqësore verore. Shënoi me kokë. Ka qenë fantastik”.

“I kemi bërë vetes një pyetje pas kemi mësuar për largimin e tij: ‘Kush do të jetë shoku i ngushtë i Salah tani’”.

“Dejan dhe Mo janë shumë të lidhur. Përveçse shokë skuadre, ata janë miq të ngushtë. Pothuajse si vëllezër. Do të na mungojë Lovren, por më shumë do t’i mungojë Salah-së”.

Vetë sulmuesi i ka dedikuar një mesazh special në Instagram mikut kroat:

“Të uroj më të mirën për aventurën tënde, ka qenë një kënaqësi të rrija me ty. Jam i sigurt se do të shihemi shpejt”.

Related posts

Plani i Manchester United për të ringjallur “Old Trafford”

Sadik.Autor

SUPER GOL NGA GODITJA E DËNIMIT/ Endri Çekiçi dhuron “show” në kampionatin slloven (VIDEO)

Delo.autor

Performancat e mira këtë sezon, Kukësi rinovon me “yllin” e skuadrës

Sadik.Autor

Leave a Comment