Futboll Seria A Sport

SPAL I FUNDIT? Conte i druhet skuadrës së Etrit Berishës: Kujdes, do të kenë stimuj…

Interi sot i bën vizitë SPAL-it me synimin për t’iu përgjigjur goleadës së Atalantës dhe Antonio Konte dëshiron të mbajë të lartë tensionin e lojtarëve të tij: “Duhet të qëndrojmë në të njëjtën linjë entuziazmi dhe me të njëjtën dëshirë që po përpiqemi të tregojmë në tentativë për të dhënë maksimumin dhe për të marrë tri pikët, – është shprehur trajneri zikaltër për mikrofonat e kanaleve të klubit ditën e djeshme.

– Shumë do të varet edhe nga qëndrimi ynë, dëshira dhe entuziazmi për t’u paraqitur mirë e për të fituar”. Edhe pse titulli tashmë duket diçka e sfumuar, Konte nënvizon me krenari rrugën në kampionat të skuadrës zikaltër, që ka grumbulluar deri tani 68 pikë, ka shënuar me 18 lojtarë të ndryshëm dhe ka pësuar vetëm 4 humbje: “Janë shifra që dëshmojnë gjërat e rëndësishme që po bën kjo skuadër, duhet të jenë një stimul për të vazhduar në këtë rrugë, madje duke u përpjekur të bëjmë diçka më të mirë”.

DI BIAXHO – Duke u rikthyer te SPAL-i, trajneri ka dashur të paralajmërojë skuadrën e tij nga të papriturat që parashikohen në sfidën e programuar për mbrëmjen e sotme në stadiumin “Mazza”: “SPAL-i i fundit? Do të ndikojë më shumë sjellja jonë. Me të papritura nënkuptoj faktin që do të përballemi me një skuadër të ndërlikuar, duhet të paraqitemi në mënyrën e duhur dhe me kujdes që nga vërshëllima e startit. Përballemi me një skuadër që po kalon një situatë të vështirë në klasifikim, por ndeshje si kjo u ofrojnë gjithmonë stimuj të mëdhenj.

Do të duhet të bëjmë kujdes, do të ndikojë qëndrimi që do të kemi, dëshira dhe entuziazmi për t’u paraqitur mirë e për të fituar, – ka vijuar Konte, që e njeh shumë mirë Di Biaxhon. – Ishte trajneri i U-21 kur unë drejtoja kombëtaren, është shumë i përgatitur dhe serioz, di shumë mirë atë që dëshiron. Ka marrë drejtimin e një skuadre në një situatë delikate dhe të vështirë, por janë eksperienca që kam bërë edhe unë: janë shumë të rëndësishme në këtë zanat”.

TË DËMTUARIT – Në fund, një koment lidhur me situatën e të dëmtuarve: “Mozes është në gatishmëri. Barela ka shtuar punën me topin dhe shpresojmë ta kemi në deshjen e radhës. Sensi po vazhdon t’u nënshtrohet kurave, ndërsa Lukaku po kalon kontraktimin dhe shpresojmë ta kemi në gatishmëri sa më parë. Vesino ka një problem në gju, nuk arrij të jap informacione të sigurta”.

Related posts

Sulmuesi argjentinas: S’kam kontratë me Interin

Q.Autor

“LOJTARËT E MI I KAP VETËKËNAQËSIA”/ Flet trajneri Mema pas fitores: Doka gaboi te goli i pësuar, duhet të…

Delo.autor

MANCHESTER UNITED-MILAN/ Lingard nuk fal, tjetër barazim. Ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment