Futboll Seria A Sport

“TIKI-TAKA” KUNDËR KUVENTUS/ Ish-futbollisti i Interit publikon VIDEON. Shikoni si Sasuolo turpëroi “bardhzinjtë”

Gjashtë gola, emocione pa fund, me barazimin 3-3 që fotografon më së miri gjithçka ndodhi mes Sasuolos dhe Juventusit, ndonëse mes dy portierëve ishte Shezni ai që bëri mrekullia dhe jo Konsilji.

Vendasit i shkuan shumë pranë fitores në minutën e 84-t, duke i magjepsur të gjithë me spektaklin e dhuruar. Për afro 1 minutë ekipi i drejtuar nga De Zerbi, ia fshehu topin bardhezinjve. Me “Tiki-Taka” në versionin Barcelona, Sasuolo turpëroi kampionët në fuqi të Italisë.

Në videon e publikuar në “Twitter” nga ish-lojtari i Interit, Daniele Adani, shfaqet spektakli i dhuruar nga Sasuolo, por për meritë të Sheznit, ky aksion fantastik nuk u konkretizua me gol.

Related posts

Rrëfimi pa doreza i Florian Markut: Si u rraha me rusët në një lokal nate. Njeri…

Q.Autor

E PAPRITUR/ Barça zgjedh numrin e ri 10-të

F.autor

Juventus humbet mesfushorin, mediat italiane e bëjnë fakt të kryer kalimin e boshnjakut te…

Sadik.Autor

Leave a Comment