Futboll Sport

UEFA KONFIRMON PLANIN B/ Nëse situata e Covid-19 përkeqësohet Barcelona-Napoli do të luhet në…

Anëtarja e bordit të UEFA-s, Evelina Kristilin ka konfirmuar se nëse situata e Covid-19 përkeqësohet në Barcelonë, atëherë ndeshja kundër Napolit e vlefshme për Ligën e Kampionëve mund të luhet në Portugali. Sfida e parë mes Barcelonës dhe Napolit në Itali përfundoi në barazim 1-1, dhe sfida e kthimit është vendosur të luhet me 8 gusht në “Camp Nou” pa tifozë.

_98624238_uefa_fifa

Gjithsesi nëse situata e koronavirusit përkeqësohet në Spanjë dhe veçanërisht në Barcelonë atëherë zhvillimi i ndeshjes në katalonjë vendoset në rrezik. “Guimaraesh dhe Porto kanë qenë plani B prej kohësh”, tha anëtarja e bordit të UEFA-s Kristilin për “Radio Punto Nuovo”. “Për momentin vendimi është të luhet në “Camp Nou”. Nuk e di se cili është afati i fundit, por di planin B cili është. Por vendimi do merret bazuar në këshillat e qeverisë spanjolle.

Nëse do ketë përkeqësim të situatës nga Covid-19 në Spanjë dhe veçanërisht në Barcelonë, atëherë do përdoret plani B që ndeshja të luhet në Portugali”.

Related posts

VIDEO/ Reali thellon rezultatin ndaj La Corunas, Bale i ‘magjishëm’

Q.Autor

PIKANTET E SFIDËS TEUTA-PARTIZANI/ Zhunior kërkon lekët, Daja “tërbohet” pas të kuqit

Delo.autor

“SYLVINHO MË NDRYSHOI JETËN”/ Jasir Asani zbulon ofertat: Jam i fiksuar pas Serie A

F.autor

Leave a Comment