Futboll Seria A Sport

AKORD ME 7 MILIONË EURO DHE NUMRIN 9 NË FANELLË/ Ibra lidhet me Milanin “ligjërisht”

Qetësia përpara sh trëngatës. Me këtë fjali Zlatan Ibrahimoviç ka “prezantuar” postimin e tij të radhës në rrjetin “Instagram”. Ai vazhdon të jetë kriptik në mediat sociale dhe kjo dalje e fundit mund të jetë sinjal i asaj kontrate e cila përflitet prej kohësh. Praktikisht, sulmuesi po shijon pushimin e fundit përpara se të rikthehet në stërvitje për të luftuar me fanellën e Milanit.

Megjithëse menaxheri Raiola përgënjeshtroi kategorikisht lajmin e arritjes së akordit, në klubin kuqezi ekziston optimizmi se 38-vjeçari do të jetë pjesë e skuadrës së Stefano Piolit edhe në sezonin që për “Djallin” do të nisë më 17 shtator me eliminatoret e Ligës së Europës.

RROGË DHE BONUS – Ibrahimoviç vijon të jetë në Suedi ku stërvitet për të qenë sa më në formë kur të bashkohet me skuadrën. Këtë herë seancat stërvitore janë individuale, ndryshe nga sa ndodhte gjatë pandemisë kur ai punonte me ekipin e Hambarbit, klubin nga Stokholmi ku zotëron 25 për qind të aksioneve. Duke u rikthyer te pakti me “Djallin”, ajo që ka afruar palët ka qenë sforcoja ekonomike e italianëve.

Drejtuesit i kanë ofruar 6 milionë euro rrogë fikse, teksa edhe bonuset do të jenë të majme. Për Ibrën do të ketë 500 mijë euro të tjera përfitim për arritjet individuale, teksa po e njëjta shumë do të përbëjë shpërblimin në rast se Milani e mbyll kampionatin e ardhshëm mes katër vendeve të para. Për qëndrimin e Zlatanit, menaxheri Raiola do të shfrytëzojë dhe “Dekretin e rritjes”, një nen që i garanton çdo punëtori (Ibra) që i rrit vlerën kompanisë (Milan) ulje me 50 për qind në taksat vjetore. Suedezi do ta shfrytëzojë këtë “kleçkë” legjislative e cila dukshëm ndihmoi edhe klubin për ta bindur që të qëndronte.

DO NËNTËN – Zyrtarizimi i akordit mes Milanit dhe Ibrahimoviçit pritet të vijë gjatë kësaj fundjave, teksa risia mund të jetë numri që ai do të mbajë në fanellë. Suedezi, me sa duket, do të mbajë mbi supe në këtë sezon numrin nëntë, që në sezoni e kaluar u mbajt, për fazën e parë nga Kristof Pionteku. Drejt kësaj zgjedhjeje të 38-vjeçarit shtyjnë përsëri postimet në rrjetet sociale.

iBRA9

Në fakt, Ibra ka nxjerrë në “Instagram” një foto të tijën me fanellën e Los Anxheles Galaksi, teksa në shpinë mban 9-ën, numrin që prej një dekade konsiderohet i mallkuar në Milanon kuqezi. Ibrahimoviç e konsideron veten Zot e nuk u druhet mallkimeve, ndaj aventura e tij mbetet për t’u parë. Praktikisht me fanellë “të re” dhe kontratë të re për Ibrahimoviçin, që edhe një herë tjetër tregoi se vazhdon të bëjë ligjin në fushë, por me sa duket edhe në merkato.

Related posts

AKSIDENTI TRAGJIK/ Humb jetën futbollisti i talentuar në Itali… (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ Starton sfida Inter-Lazio

Delo.autor

SHEH NGJASHMËRI ME “LA LIGA”/ Guardiola: Gara e titullit në Premier League, si betejat mes…

Isa.Autor

Leave a Comment