Breaking News Futboll Sport

CHAMPIONS/ Bayern ia ben Barcelonës…8 me 2!

Ishte cilësuar nga të gjithë si një finale e parakohshme, por përballja mes Barcelonës dhe Bayernit të Mynihut rezultoi e tillë vetëm në letër, pasi bavarezët dominuan totalisht në fushën e lojës dhe triumfuan me rezultatin final 2-7, duke i bërë katalanët të duken të vegjël.

Që do të ishte një mbrëmje e komplikuar për Messin me shokë u pa që në fillim, pasi kur kishin kaluar vetëm 4 minuta lojë, Thomas Muller kombinoi bukur me Robert Lewandowskin dhe arriti të mposhtë portierin ter Stegen, me një goditje të saktë në cepin e portës.

Vetëm tre minuta më vonë në fushë u rikthye baraspesha, pasi mbrojtësi austrial David Alaba devijoi në mënyrë të pafat një top në trekëndëshin e portës së Reinës, por vetëm kaq, sepse bavarezët morën sërish kontrollin e lojës.

Me presionin asfiksues deri në kufijtë e zonës kundërshtare, bavarezët ia dolët të rikuperojnë disa topa interesantë, ndërsa deri nē fund të pjesës së parë shënuan edhe tre herë të tjera me anë të Perisic, Gnabry e Muller, duke shkuar në pushim me avantazhin 1-4.

Katalanët dhanë sinjale jete në fillim të pjesës së dytë, pasi shënuan golin e dytë me anë të Luis Suarez nëpërmjet një aksioni personal, por vetëm kaq, sepse deri në fund loja foli sërish për bavarezët.

Joshua Kimmich dhe Robert Lewandowski vulosën fatin e takimit, ndërsa për ta bërë edhe më tragjike mbrëmjen për katalanët mendoi futbollisti në pronësi të Barcelonës, Philippe Coutinho, i cili erdhi nga stoli dhe shënoi dy herë, duke fiksuar rezultatin final 8-2 për bavarezët.

Largohen kokë-ulur dhe të turpëruar Messi me shokë nga Lisbona, ndërsa Bayerni i Mynihut siguron kalimin në gjysmëfinale dhe hedh kandidaturën për të ngritur lart trofeun me “veshë të mëdhenj”. (SuperSport)

 

Related posts

Asnjë panik, Mauro Icardi do të rinovojë kontratën me Inter

Sadik.Autor

LIVERPOOL “PREK QIELLIN”/ Ja të gjitha rekordet që mund t’i thyejë në vitin 2020

Delo.autor

KUKËSI-TEUTA/ Ndreu me Shkurtajn e Rexhinaldon në fushë, Shkëmbi me ndryshime (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment