Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ Nuk ka rrugëtim të lehtë edhe nëse eliminon Crvena Zvezdën, Tirana përballë emrave me përvojë

Tirana do të arrinte më shumë sesa një rezultat historik në rast se ia del përballë Crvena Zvezdës. E duke qenë se bëhet fjalë për tur me tek ndeshje, gjithçka mund të ndodhë. Bardheblutë kaluan Dinamon e Tbilisit dhe tanimë, një tjetër emër i madh do të jetë përballë. Serioziteti i bardhebluve dhe me pak fat, mund të çojë edhe në kualifikimin në turin tjetër.

Tirana në turin e tretë kualifikues të Ligës së Kampioneve do të kishte përballë hipotetikisht tri skuadra: Benfika, Dinamo Kiev si dhe Gent, të cilat janë klubet që presin hedhjen e shortit për të mësuar rivalen në turin tjetër. Për bardheblutë, në rast kualifikimi, rivalë të mundshëm janë edhe nëntë ekipet fituese të përballjeve në turin e dytë. Në rast të këtij triumfi historik, edhe shorti do të ishte i frikshëm për kundërshtarët që ka në përbërje, por nëse Tirana kalon Crvena Zvezdën, do të përballonte pa problem edhe frikën e shortit për turin e tretë.

TIRANA TIRANA

Related posts

SULMET MË SHPËRTHYESE/ Ja ekipi që mban golat më me “peshë” të Serisë A

Delo.autor

ME SHKOPINJ DHE ME THIKA/ Lacialët përleshen me tifozët e Marsejës

Isa.Autor

RIKTHIMI TEK CHELSEA/ Sulmuesi Broja poston pozë nga stërvitja me kampionët e Champions-it (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment