Bundesliga Futboll Sport

“DUHET TË JESH GATI”/ Katër gola për të shkruar historinë, Lewandowski zbulon sekretin e tij

Edhe katër gola për të shkruar historinë.

Robert Lewandowski mund të thyejë rekordin e golave të shënuar në një sezon të vetëm të Champions League, i vendosur nga Cristiano Ronaldo në 2013-ën.

Ylli polak i Bayern Munich do ta ketë rastin e parë mbrëmjen e  kundër Lyon-it dhe, në rast se bavarezët do të sigurojnë finalen, do të ketë një rast të dytë kundër Paris Saint-Germain.

Po cili është sekreti i ti? Lewandowski zbuluar në një intervistë të dhënë për France Football:

“90% të golave vijnë nga koka dhe niveli i përqendrimit. Nëse je i lodhur, atëherë mendon më avash dhe koha që ke në dispozicion për të reaguar pakësohet”, ka thënë Lewa.

“Në zonën e rreptësisë kemi vetëm 0,1 ose 0,2 sekonda për të menduar, vendosur dhe reaguar me topin. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme stërvitja, sepse është aty ku ndërton lëvizjet dhe i bën automatike”.

“Duhet të jesh gati. Pa u menduar, duhet ta bësh. Në të kundërt, nëse mendon shumë për atë që do të bësh, atëherë e ke më të vështirë. Përqendrimi dhe vëmendja ndaj detajeve janë thelbësore”.

Related posts

PËRBALLJA ME SAMPDORIAN/ Milani humb yllin e mesfushës. Ja lista me lojtarët e grumbulluar

Delo.autor

“KATAR 2022″/ Shmangu operacionin në gju, mesfushori i Shqipërisë sfidon kohën për të qenë gati për Kombëtaren

Delo.autor

Hakerët godasin futbollin, i vjedhin Lazios 2 milionë eurot e fundit për De Vrijn

Sadik.Autor

Leave a Comment