Futboll Seria A Sport

DYSHIMET E DYBALAS DHE TË JUVENTUS/ Nëse vjen kjo ofertë, argjentinasi largohet

Paulo Dybala qëndron, vetëm nëse… Dhe rinovon, vetëm nëse… Një vit më parë, këto ditë, Juventusi dhe numri “10” ishin përpara një udhëkryqi të madh: shitje apo qëndrim!

Paratici e shtyu drejt Manchester United dhe Tottenham, por akordi nuk u arrit në fund. Dybala qëndroi dhe bindi edhe skeptikët se veprimi për të vazhduar bardhezi ishte i duhuri.

Dhe pas golave, asisteve dhe paraqitjeve të mira, ka ardhur sërish vera dhe palët duhet të ulen të bisedojnë për rinovimin ose… shitjen!

Juve, la partita di Dybala dura appena 13 minuti - Virgilio Sport

Nga ajo që ka mësuar “Calciomercato.com”, klubi i Juventusit e ka të vështirë të plotësojë kërkesat e argjentinasit, i cili tashmë dëshiron një rrogë mbi 10 mln euro!

Dybala dëshiron sigurinë për të qenë në qendër të projektit të sotëm dhe të së nesërmes. Kështu duke fituar më shumë se kushdo tjetër, me përjashtim të Cristiano Ronaldo: kërkesa (12 milion neto midis pjesës fikse dhe bonusit) edhe më e lartë se paga e De Ligt.

Por kufiri nuk është vetëm ekonomik, por gjithashtu një natyre teknike, sepse Dybala dëshiron të jetë i sigurt që ai nuk duhet të sakrifikohet më në altarin e ekuilibrit, ndoshta duke e ditur saktësisht se çfarë ideje ka Pirlo për rolin e tij në fushë.

Nëse arrin ajo ofertë 80-100 milion për Dybala, ajo do të vlerësohet me shumë kujdes. Një ofertë që nuk është aty tani, në çdo rast. Si përmbledhje: Dybala qëndron dhe rinovon, përveç nëse …

Related posts

ÇMENDURI NË MERKATON E VERËS/ “Djajtë e Kuq” gati 90 milionë euro për lojtarin e Napolit…

Delo.autor

VDEKJA E LEGJENDËS SË NBA/ Deklarata shokuese: Kobe Bryant duhet të vdiste, ishte përdhunues

Delo.autor

FENERBAHÇE NUK FAL NË TURQI/ Astana fitore për kreun (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment