Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ Ronaldo largohet nga Juventusi? Zbulohet biseda private e sulmuesit me klubin e…

Juventusi u skualifikua nga Liga e Kampioneve, por megjithatë Kristiano Ronaldo është në Lisbonë ku do të zhvillohet edhe finalja mes Bajernit të Mynihut dhe PSG-së. Duket se janë pikërisht këta të fundit shkaku i rikthimit në atdhe të 35-vjeçarit. Nuk është një mister që drejtori Leonardo është fiksuar pas portugezit, ndaj të qenurit së bashku në të njëjtin qytet mund të jetë arsyeja për të thelluar bisedën për një transferim të CR7-ës në Paris.

Kur e gjithë bota e dinte sulmuesin me pushime në jahtin e tij në brigjet e Gjenovës, ai është pikasur në një hotel të Lisbonës nën shoqërinë e bashkëshortes. Kjo e fundit kishte postuar edhe një fotografi në jaht, por me sa duket ishte një përpjekje për të hutuar mediat. Të njëjtën gjë duket se ka bërë edhe kompania që merret me sigurinë e Ronaldos. Ata kanë përdorur disa lëvizje me makina për të stisur një lëvizje të lojtarit, i cili më pas është parë duke hyrë në një hotel nën shoqërinë e Xheorgina Rodrigezit dhe djalit, Kristiano Junior.

VIZITA – Nuk dihet ende arsyeja e pranisë së Ronaldos në Lisbonë, por burime të ndryshme japin versione po aq të ndryshme. Disa thonë se portugezi po zhvillon disa takime biznesi në lidhje me hotelet që zotëron në Portugali, teksa të tjerë konfirmojnë se po bisedon me PSGnë për një transferim në Francë.

ronaldo

Ishte vetë CR7 që pas eliminimit nga Lioni bëri thirrje për reflektim dhe mendime drejt së ardhmes, e pavarësisht telefonatave me trajnerin Pirlo, numri 7 bardhezi mund të mos jetë krejtësisht i bindur për qëndrimin në Torino.

Në ditët në vijim do të zbulohet më shumë rreth kësaj çështjeje e mbi të ardhmen e Ronaldos, i cili për herë të parë pas 13 vitesh ishte i munguari i madh në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve.

Related posts

BOTA E ÇIKLIZMIT NË ZI/ Sportisti belg humbet jetën pas një aksidenti të rëndë, si pasojë…

Delo.autor

SULMI NË CAPITOL/ Akuzë penale ndaj fituesit të 5 medaljeve të arta olimpike në not

Delo.autor

XHULIO VRENOZI/ Boksieri shqiptar që po korr sukses në Milano e Londër (Video)

Delo.autor

Leave a Comment