Futboll La Liga Sport

“E DUA SI DJALIN TIM”/ Eto’o: Nëse “Pleshti” do të largohet, Barcelona duhet të ndryshojë emrin

E ardhmja e Lionel Mesit është në pikëpyetje dhe Samuel Eto ka komentuar situatën që po kalon klubi dhe argjentinasi. Ish-sulmuesi kamerunas është nga ata që nuk fshihen kurrë dhe e thotë gjithmonë të vërtetën. Nëse ekziston një njeri në futboll që e njeh mirë “Pleshtin”, është Eto, i cili e ka quajtur si djalin e tij gjatë aventurës që kanë kaluar bashkë në “Camp Nou”.

Në një intervistë për “TyC Sports”, ai thotë se Barcelona duhet të ndihet me fat që e ka në skuadër një futbollist të tillë. “Mesin e dua si djalin tim dhe dua më të mirën për të. Barcelona është Mesi dhe nëse Mesi do të vendosë të largohet, atëherë mendoj se klubi duhet të gjejë një emër tjetër.

Ne kemi fat që e kemi në skuadër një lojtar të tillë. Është më i miri në botë dhe më i miri i historisë. Duhet të bëjmë gjithçka që ta mbyllë karrierën te katalanasit”, ka thënë fillimisht Eto. Më tej ai foli edhe për humbjen ndaj Bajernit. “Vuajta shumë për atë humbje, jo vetëm për Leon, por edhe për të tjerët. Ai që nuk ka luajtur futboll, nuk e di kurrë çfarë përjeton një lojtar. Futbolli është si jeta. Kur rrëzohesh e ke shumë të vështirë për t’u ringritur. Por shpresoj që Barcelona të ringrihet dhe të ëndërrojë për sezonin e ardhshëm”, përfundoi Eto.

Related posts

NGA AFRIMET TEK HUAZIMET/ “Galaktikët” e Realit, 17 lëvizje për t’i bërë vend yllit Mbappe

Delo.autor

HYSAJ “në rënie të lirë”/ Tekniku i madh italian bën “avokatin” e mbrojtësit shqiptar

Isa.Autor

ZYRTARE/ Dëmtohet Chiellini largohet nga kombëtarja, Ogbonna e zëvendëson

Sadik.Autor

Leave a Comment