Futboll Kategoria Superiore Sport

E FUNDIT/ Kukësi nuk humbet kohë, zyrtarizon Bruno Telushin

Bruno Telushi është zyrtarisht lojtar i Kukësit. Mesfushori vlonjat, ka firmosur kontratë 2-vjeçare  me skuadrën verilindore dhe do të jetë nën urdhrat e trajnerit Skënder Gega, me të cilin u shpallën kampion para 2 sezonesh me Partizanin.

Menjëherë pasi hodhi firmën nën kontratë 29-vjeçari, nuk ka humbur kohë dhe është nisur drejt Tropojës ku do të bashkohet me ekipin për të nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Slavia Sofias. Lajm i është konfirmuar edhe nga klubi i Kukësit, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.

NJOFTIMI I KLUBIT: 

ZYRTARE!

Bruno Telushi është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mesfushori 29-vjeçar ka firmosur sot me skuadrën tonë kontratën dy vjeçare. Telushi ka luajtur për shumë vite në Kategorinë Superiore por edhe jashtë, ku së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Partizanit ku edhe ka fituar një herë titullin kampion.

Telushi ka kryer vizitat mjekësore dhe më pas ka firmosur kontratën, duke u bërë kështu futbollisti më i ri i skuadrës sonë.

Mesfushori vlonjat ka udhëtuar sot drejt Tropojës ku do të bashkohet me ekipin për të nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Slavia Sofias. Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mesfushorit Telushi! Mirë se vjen Bruno 💪🏻

Skeda e Lojtarit:
Emri: Bruno Telushi
Mosha: 29 vjeç
Kombësia: Shqiptar
Gjatësia: 1.81 m
Pozicioni: Mesfushor

Kukesi

Related posts

Ylli i Barcelonës ndryshon nënshtetësi, detyrohet nga rregullat e UEFA-s

Isa.Autor

GOLI “FANTAZËM” I CR7 NDAJ SERBISË/ Arbitri: I kërkova falje Ronaldos, kur e pashë rastin në dhomat e zhveshjes…

Delo.autor

ZYRTARE/ Kërkohet nga Juventus dhe Barcelona, Man United përgjigjet për POGBA

Isa.Autor

Leave a Comment