Futboll Premier League Sport

ELIMINIMI NGA CHAMPIONS/ Manchester City nis bisedimet me Guardiolën për…

Mançester Siti ka nisur bisedimet me Pep Guardiolën për rinovimin e kontratës së teknikut katalanas pavarësisht dështimit të tij në Champions edhe këtë sezon. Trofeu që katalanasi nuk e fiton që prej kohëve te Barcelona, mbetet një tabu për “Qytetarët” edhe pas sezonit të katërt të trajnerit në “Etihad”. Ai sapo është eliminuar nga Lioni në çerekfinalen e së shtunës, ku konsideroheshin favoritë të padiskutueshëm për të prerë biletën në gjysmëfinalen kundër Bajernit të Mynihut.

Por pavarësisht zhgënjimit të fundit, drejtuesit e Sitit mbeten të bindur se Guardiola është njeriu i duhur për ta dërguar klubin përpara. Atij i kanë ngelur edhe 10 muaj kontratë, por sipas “The Telegraph”, bisedimet për ta rinovuar për herë të dytë marrëveshjen e tij në “Etihad” përtej qershorit 2021 tashmë kanë nisur.

Ata janë të sigurt se do të ishte gabim për të parë për një tjetër menaxher të kalibrit të 49- vjeçarit, pavarësisht lajmeve se ata do të shqyrtojnë mundësinë e afrimit të Mauricio Poçetinos, në rast se negociatat me Guardiolën do të dështojnë. Por një gjë e tillë ka pak gjasa të ndodhë në këto momente. Në të shkuarën, Pep nuk e ka fshehur ambicien e tij që të drejtojë një kombëtare.

guardiola

Por ka thënë gjithashtu se nuk është ende momenti i duhur për të bërë një hap të tillë, pasi dëshiron të punojë çdo ditë me një klub. Ndërkohë që ish-tekniku i Totenhemit është aktualisht pa skuadër që prej shkarkimit të tij në nëntor, ai e ka pranuar se do të preferonte që të vazhdonte karrierën me një klub të Premier Ligës, ndonëse nuk ia ka mbyllur derën edhe një transferimi në Spanjë.

Barcelona ishte një alternativë, por tashmë është sfumuar edhe ajo, duke qenë se katalanasit e bënë zgjedhjen e tyre dhe tekniku i ardhshëm do të jetë Ronald Kuman.

Related posts

NBA, nuk mjafton Harden, Jazz befasojnë Rockets ne “Toyota Center”

Sadik.Autor

GRAND PRIX BUDAPEST/ Xhudistja Distria Krasniqi kalon në finale

Delo.autor

COPA DEL REY/ Messi rikthehet me gol, Barcelona mposht me përmbysje Vallecano dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Delo.autor

Leave a Comment