Futboll Premier League Sport

ELIMINIMI NGA CHAMPIONS/ Mediat angleze sulmojnë Guardiolën: Ke dështuar me gjithçka

“Ke dështuar përsëri”.

Shtypi anglez ka sulmuar hapur Pep Guardiola-n një ditë pas eliminimit të bujshëm të Manchester City-t në çerekfinalet e Champions League kundër Lyon-it.

Trajneri spanjoll konsiderohet si fajtori kryesor për disfatën: nën akuzë janë kryesisht zgjedhjet e formacionit dhe përjashtimet e rëndësishme nga 11 titullarët.

Por në shënjestrën e kritikës është edhe Sterling për gabimin e pabesueshëm me portën e boshatisur.

“Ëndrrat e City-t shkatërrohen përsëri në Champions League”, ka shkruar The Sun. Daily Mail ka folur për “makth Champions” dhe “spektakël horror”.

Prestigjiozja Guardian ka folur për “dramë”.

“Sa herë, Pep, sa herë? Ideja se Guardiola i komplikon më shumë se duhet ndeshjet me eliminim direkt është bërë aq e qartë sa duket e pamundur që një trajner kaq i kthjellët të zgjedhë përsëri këtë skemë”, lexohet në artikullin e Guardian, që ka kritikuar fiksimin e trajnerit me detajet.

“City i gllabëruar nga Lyon”, ka qenë titulli i Times, gjithashtu kritik ndaj Pep. “Dështim”, “Katastrofë”: për daljen nga skena të City-t nuk ka fjalë të tjera.

Related posts

SUPER DEBUTIM ME FANELLËN E PARMËS/ Ja vlerësimi i mbrojtësit Dermaku nga media italiane

Delo.autor

Sanchez: Kam kaluar te klubi më i mirë në botë, nuk mund ta refuzoja Mourinhon

Q.Autor

RRËFEN VUAJTJET E FËMIJËRISË/ Neymar: Nuk kisha mundësi as të shkoja në kinema, por babai im…

Isa.Autor

Leave a Comment